Kjo ështe një pjesë nga intervista e parë e Bukowski-t.
Viti 1963.
Nga dritarja e shtëpisë së Bukowski-t mund të shohësh dritat e shtëpisë së Aldous Huxley-t, lart në kodër, atje ku Huxley i suksesshëm jeton.
- A nuk ju shqetëson fakti që Huxley është në një pozicion të tillë, nga i cili mund t’ju spërkasë me pështymë?
Bukowski: Oh, kjo është një pyetje e mirë. Nuk kam menduar për Huxley-n, por tani që ju e përmendët. Jo, nuk më shqetëson.
- Çfarë mendon për poetët homoseksualë?
Bukowski: Homoseskualët janë delikatë, poezia e keqe është delikate… dhe Ginsberg e ndryshoi këtë, e bëri poezinë homoseksuale poezi të fortë, gati poezi burrërore, por në një vështrim të përgjithshem, homoja mbetet homo dhe jo poet.
- Të kalojmë në gjëra më serioze; çfarë influence mendoni se Micky Mouse ka patur ne imagjinaten amerikane?
Bukowski: Një influencë të fortë. Të fortë sigurisht. Do të thosha se Micky Mouse ka patur një influencë më të madhe në publikun amerikan edhe se Shakespeare, Milton e Dante, Rabelais, Shostakovich, Lenin apo Van Gogh. Disneyland-i mbetet qendra e tërheqjes së Kalifornisë Jugore, por oborri i varrezave mbetet realiteti ynë.
- Bukowski, çfarë sheh për të ardhmen tani që çdokush kërkon të botojë Bukowski-n?
Bukowski: Jam shtrirë i dehur rrugicave dhe ka mundësi që ta bëj sërish. Bukowski, hëm, e kush është ai? Lexova për Bukowski-n dhe nuk më duket se ka ndonjë gjë që ka të bëjë me mua. Besoj më kuptoni…
Përktheu nga anglishtja: Arlinda Guma