Category archive

Letërsi - page 95

Çkrijimi i botës-Granit Zela

Granit Zela E para ditë U nisëm nga Bregu Ynë më shtatëmbëdhjetë Nëntor. Qe ora nëntë e darkës. Në Arkë bëheshin njëzetë e nëntë njerëz, nga të cilët tetë femra dhe një fëmijë gjashtë vjeç. Pas rreth dy orësh rrugë, deti ngriti dallgë. Dikur, një dallgë e fortë na goditi dhe u ça krahu i djathtë i… Keep Reading

Biseda/Letërsi

Nuk ia vlen të shpenzosh për të blerë vjershat e një autori bashkëkohor që nuk del në TV, që nuk pranon të reklamohet dhe që nuk bën poezi patriotike që qarkullojnë në internet e që recitohen nga aktorë të njohur/Bisedë me përkthyesin dhe poetin Alket Çani

Ose do jesh, ose do dukesh, thotë përkthyesi dhe poeti Alket Çani në këtë bisedë mbi letërsinë dhe kreshtat sociale ku ajo rritet, mbivendoset, kundërshtohet apo zhvillohet. Ai jeton dhe punon në Francë, është autor i tre librave me poezi: “Metrika e dritës” (1997), “Shtrati i Prokrustit” (2004), “Memento mori” (2016), si dhe ka përkthyer… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Kopshti i qershive-Leonard Cohen

Kopshti i qershive-Leonard Cohen Kanada, ca luftëra presin për ty ca tradhti ca flamuj të shqyer Trashëgimia nuk mjafton Fytyrat duhen harruar nën varenë e ideve mizore Kutitë e postës do shpërthejnë në kopështin e qershive dhe dikush do të presë përgjithmonë për çeqet e majme të gjyshërve Nga thellëtira e kafenesë vërej qetësinë e… Keep Reading

Letërsi

Një nga gjërat therëse në lidhje me librat është fakti se ata janë shkruar nga njerëz të cilët mendojnë se bashkësia e tyre do të ekzistojë përgjithmonë/ Kazuo Ishiguro

Ekziston një prirje në botën letrare sot ndaj të cilës mendoj se shkrimtarët e rinj duhet të kenë shumë kujdes. Ёshtë krijuar një mjedis ku je shumë i joshur për të mos marrë përgjegjësi për atë që shkruan. Mund të shkruash pak, t’i shfaqësh këto shkrime para një bashkësie apo mësuesit, dhe pas kësaj ata… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

ODE-Fernando Pessoa

ODE-Fernando Pessoa   E trishtë është jeta. Qielli përherë i njëjti. Ora Kalon duke ndjekur natyrën tonë të ndrojtur e shterpë. Ah, mungesa e tarracës me pamje nga e pamundura. Dhe gjithë ç’di për universin është fakti Që ai ndodhet jashtë meje.   Përktheu: Alket Çani Keep Reading

Ministrja e Ku(ku)lturës fton “akademikun” Lorik Cana të përurojë nismën e librit-Presim me padurim shkrimtarin Ismail Kadare të përurojë Stadiumin Kombëtar!

Kishim kujtuar se Ministrja e mëparshme e Kulturës, Mirela Kumbaro, ishte “tavani i sheshtë” i konceptit paaftësi. Madje ajo dhe stafi i saj karakterizoheshin edhe nga një lloj dashakeqësie ndaj letërsisë së re shqiptare që nuk ecën me patericat e politikës… Por jo! E keqja nuk paska fund! Ministrja e Kulturës që pasoi, Elva Margariti,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Ura-Franz Kafka

Franz Kafka Isha i ngrirë dhe i ftohtë, qëndroja mbi një humnerë, këndej kisha majat e këmbëve, andej kisha ngulur duart dhe mbahesha me ngulm te daltinat e thërrmueshme nga një anë dhe nga tjetra rrihnin palat e xhaketës. Në fund oshëtinte përroi i cemtë i mbushur me trofta. Në ato lartësi të thikëta nuk… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Mai Ling-Gerhard Plotz

Shkruar nga Gerhard Poltz, lindur më 1942, Mynih, Gjermani Botuar në vitin 1984 Përkthyer nga Ardian Klosi Zoti Grundwirmer dhe Mai Ling janë ulur në një qoshk me kanape të firmës Kruger. Grundwirmer: – Pa thuaj pak mirëdita, Mai Ling. Mirë dita. Hë bravo. Tri javë kam që e kam marrë. E quajnë Mai Ling… Keep Reading

Letërsi

Kriza shpirtërore/Paul Valéry

E shkruar në vitin 1919 për revistën londineze Athenaeum, kjo ese vazhdon të tingëllojë aktuale. KRIZA SHPIRTËRORE LETRA E PARË Edhe ne, qytetërimet, e dimë tashmë që jemi të vdekshëm. Kemi dëgjuar të flitet për botë të zhdukura krejtësisht, për perandori të fundosura, me krejt njerëzit dhe mjetet e tyre, të zhytura në fundin e pashkelshëm… Keep Reading

1 93 94 95 96 97 132
Go to Top