Kopshti i qershive-Leonard Cohen
Kanada, ca luftëra presin për ty
ca tradhti
ca flamuj të shqyer
Trashëgimia nuk mjafton
Fytyrat duhen harruar nën varenë
e ideve mizore
Kutitë e postës do shpërthejnë
në kopështin e qershive
dhe dikush do të presë përgjithmonë
për çeqet e majme të gjyshërveNga thellëtira e kafenesë vërej
qetësinë
e rënies së flokëve të borës
njësoj si reklamaxhiu
i çizmeve të reja plastike
duke parë për njollën e çrrënjosur
ndoshta slita
e arratisjes
e profetit të ngrirë
e kryengritjeve amerindiane
e të djegurave stacione meteorologjike
Ka edhe një tjetër histori këtu djema
Kanada, a mund të lindësh
a mund të ushqesh
ca më tepër këngë popullore
mbi lirinë dhe vdekjen.Përktheu: Flurans Ilia
Sytë e tu-Leonard Cohen
Sytë e tu-Leonard Cohen Sytë e tu janë si elmaz Ata përpiqen të më sakatojnë E