E vetmja poezi-Leonard Cohen
Kjo është e vetmja poezi
që mundet të lexoj
Jam i vetmi që e shkroi
Nuk e vrava veten
kur gjërat shkonin keq e më keq
Nuk kërkova shpëtim
te droga apo leksione, për dreq
U përpoqa të fle
por kur gjumi s’më zinte
Mësova të shkruaj
çfarë mundet të lexohet
Të shkruaj mësova, mos harro
nga një tjetër si unë
në të tilla net si kjoPërktheu: Flurans Ilia
Kopshti i qershive-Leonard Cohen
Kopshti i qershive-Leonard Cohen Kanada, ca luftëra presin për ty ca tradhti ca flamuj të shqyer