Kolonët e bardhë dhe “Gjenocidi Selknam”/Vendasit që europianët e civilizuar transportuan dhe mbyllën në një kopsht zoologjik

in Në kohërat e kolerës by

Kolonët e bardhë dhe “Gjenocidi i Selknam”

Familja në foto vjen nga fisi Selkman, ose ndryshe indigjenët e Patagonisë, ose, Tierra del Fuego ( Toka e Zjarrit).

Transportohen në Europë për t’u ekspozuar në muze dhe kopshte zoologjikë. Ndoshta mund të kishin dhe tabelë para kafazit të tyre, që shkruante: “Mos ushqeni kafshët.”

Selskam ishte një nga fiset e fundit indigjene që erdhën në kontakt me perëndimorët në shekullin e 19-të. Befasuan “të bardhët”, sepse vishnin pak rroba pavarësisht temperaturave shumë të ulëta të Patagonisë.

Kolonizatorët e Bardhë dëshironin të përdornin tokat e indigjenëve për të rritur bagëti. Natyrisht, grabitën çfarë deshën, pa kërkuar lejen e banorëve të mëparshëm. Në fund, Selskam-ët u detyrua të gjuanin dhe të hanin delet e të bardhëve.

Selknam-ët ishin nga fiset indigjene të fundit që erdhën në kontakt me perëndimorët në shekullin e 19-të. Por kjo nuk duhej të ndodhte. U përballën me “bujarinë” e njohur të gjithë pushtuesve kolonizatorë. Kolonët ekzekutonin këdo vendas që u afrohej bagëtive. Jepnin 1 lirë për këdo që vriste një vendas dhe sillte pas veshin e tij të prerë si dëshmi. Kur vunë re se qarkullonin shumë vendas pa veshë, dhanë urdhër të sillnin të gjithë kokën si dëshmi.

Popullsia e Selknam-ëve. Në 1896 ishin 3.000. Në vitin 1918, kishte vetëm 279 vendas. Rënia e shpejtë e popullsisë u quajt “gjenocidi i Selknam-ëve”.

Në Maj, 1974, vdiq Angela Lloyd, e fundit e fisit të saj. Jetonte në Britaninë e Madhe, ku po e “shqyrtonte” antropologu Anne Chapman.

Përktheu: Shpendi Shakaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Në kohërat e kolerës

Go to Top