Ura-Franz Kafka

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Franz Kafka

Isha i ngrirë dhe i ftohtë, qëndroja mbi një humnerë, këndej kisha majat e këmbëve, andej kisha ngulur duart dhe mbahesha me ngulm te daltinat e thërrmueshme nga një anë dhe nga tjetra rrihnin palat e xhaketës. Në fund oshëtinte përroi i cemtë i mbushur me trofta. Në ato lartësi të thikëta nuk hipte asnjë turist, ura ende nuk ishte regjistruar në hartat gjeografike, kështu unë qëndroja dhe prisja. Duhej të prisja. Një urë pasi ndërtohet  nuk mund të jetë më urë derisa të rrëzohet.

Një herë në mbrëmje, – ishte mbrëmja e parë? E njëjta? Nuk e di, – mendimet ishin pështjelluar dhe më sillnin rrotull. Në mbrëmje, ishte verë, përroi oshëtinte i errët dhe unë dëgjova një hap njeriu. Hajt shpejt! Shtrihu urë, rri në pozicion tra pa parmak, mbaje atë që të është besuar. Niveloje hapin e tij të pasigurt, por po u lëkund, shfaqe veten dhe, ashtu si një hyjni mali, flake për tokë.

Ai erdhi, më rrahu me majthin e hekurt të shkopit, me të ngriti  anët e xhaketës dhe m’i rregulloi në trup. E futi majën në flokët e mi për një kohë të gjatë, me sa duket, duke vështruar përreth me ankth. Po pastaj, – në ëndërr po e ndiqja nëpër male e lugina, – m’u hodh në mes të trupit me këmbët e bashkuara. U drodha nga dhimbja shqyese, pa menduar gjë tjetër. Kush ishte? Një fëmijë? Një ëndërr? Një kusar? Një njeri që donte të vriste veten? Një tundues? Një shkatërrimtar? U ktheva ta shikoj.

Mirëpo a kthehet një urë? Ende s‘isha rrotulluar mirë dhe ndjeva se po rrëzohesha e vrarë dhe e shqyer nga gurët e mprehtë, të cilët gjithmonë më kishin vështruar qetësisht nga fundi i ujit të vrullshëm.

Përktheu: Gjergj Vlashi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top