KUR VDES NJË POET- JOSÉ PÉREZ AMÉZQUITA (Porto Riko)
Kur vdes një poet, poezia vejushë mbetet
dhe frymëzimi qan e pas hënës fshihet;
tashmë muza jetime në trishtimin tretet,
vargjet ngecin dhe zëri i saj më nuk ndihet.
Fjalët e çoroditura udhën e humbur kërkojnë,
as rimën e ëmbël e as kadencën s’e gjejnë dot,
poetin me mendjen e ftohtë drejt varrit e çojnë,
dhe strofat që lindte me ngashërim qajnë sot.
Ikja e poetit ka lënduar natyrën mbarë,
parfumi i lirikës së tij dashurinë trishton,
malin, blerimin dhe detin malli do t’i marrë,
edhe pse përherë çdo varg poetin ua kujton.
Buzëmbrëmjet me flladin e tyre të butë
do të presin që nata dritën e hënës t’u zbulojë,
dhe me nurin e saj liriku grushtet plot t’i mbushë,
të dashuruarve t’ua hedhë e ëndrrat t’u hijeshojë.
Të gjithëve u dhemb shpirti nga ikja e një poeti,
i vogli që e përkundin gugatjet befas ndërpret,
turtulleshës gushëshkruar kënga i ngelet tek sqepi,
kurse bardi duke thurur vargje dhimbjen vret.
Përktheu: Bajram Karabolli
KËTU NUK KA PLEQ-MARIO BENEDETTI
KËTU NUK KA PLEQ-MARIO BENEDETTI Këtu nuk ka pleq, vetëm na erdhi pasditja:një pasdite plot me