Tag archive

Përktheu: Granit Zela - page 4

Si të shkruash me stil-Kurt Vonnegut

 Kurt Vonnegut Reporterëve të gazetave dhe shkrimtarëve të letërsisë fantastiko-shkencore u është mësuar të mos zbulojnë gati asgjë për veten në shkrimet e tyre. Kjo i bën të çuditshëm në botën e shkrimtarëve, pasi pothuajse të gjithë të vobektët e ngjyer më bojë të asaj bote u zbulojnë shumë lexuesve për veten. Ne i shohim… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Gjëra të vogla-Raymond Carver

Raymond Carver Në agun e asaj dite, moti ndërroi dhe bora po shkrihej në ujin e ndotur. Fjollat e borës binin nga dritarja e vogël me pamje nga oborri i pasmë sa një bojë njeriu e lartë. Makinat kalonin përmes llucës në rrugën jashtë, ku po binte errësira. Po errej dhe brenda po errësohej. Ai… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Grua e hatashme-Maya Angelou

Grua e hatashme-Maya Angelou   Gra të pashme duan ta dinë ndërsa bëjnë çudi Kur s’jam topmodele pse josh si me magji? Nis t’u tregoj por s’besojnë, kujtojnë se i mashtroj U them Shihni si i hap krahët Vithet që marrosin Shihni si i hedh hapat Buzët që të joshin   Di të jem e… Keep Reading

A(rt)ktivizëm/Kinema

“Game of Thrones” preku thelbin e frikërave nga revolucioni dhe gratë në politikë, por nuk na la më mirë se ç’ishim më pare/Slavoj Zizek

Në këtë pikë, duhet të kujtojmë se skenari është shkruar nga dy burra. Daenerys-i si Mad Queen është fund e krye fantazi mashkullore, kështu që kritikët kishin të drejtë kur theksuan se katandisja në çmenduri nuk u arsyetua psikologjikisht. Pamja e tërbuar dhe çmendurake e Daenerys-it që fluturonte mbi dragua duke djegur shtëpi dhe njerëz,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Përsëri ngrihem-Maya Angelou

Përsëri ngrihem-Maya Angelou (1928 – 2014)   Mund të thuash ç’të duash kudo lart e poshtë Gënjeshtra me bisht që nuk kapërdihen Me këmbë mund t’më shkelësh mbi tokën e fortë Por unë përsëri si pluhuri ngrihem   Kur kryet lart e mbaj pse të kap mërzia? Të shoh si ngadalë mbytesh në trishtim Mos… Keep Reading

Letërsi

Poetët e heshtur-Rudolf Dobiaš

Rudolf Dobiaš (1934) Shkrimtar dhe gazetar i shquar sllovak, i njohur për veprat e tij për fëmijë, Dobiaš u arrestua ndërsa ishte ende nxënës i shkollës së mesme në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare dhe u akuzua për veprimtari anti-shtetërore. U dënua me punë të rënë në minierat e uraniumit të Jáchymov-it. Pas lirimit, në vitin 1960 bëri… Keep Reading

Letërsi

Vaclav Havel dhe Letrat e Olgës

Vaclav Havel (1936-2011) është ndër shkrimtarët më të rëndësishëm evropianë të kohës sonë. Ai lindi në Çekosllovaki në vitin 1936. Është autor i shumë eseve mbi natyrën e disidencës dhe natyrën e totalitarizmit. Në vitin 1979 ai u dënua me katër e gjysmë vjet burg për përfshirjen në lëvizjen e të drejtave të njeriut “Karta… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Dashuria-Déry Tibor

Déry Tibor (1894-1978), romancier, tregimtar, poet dhe dramaturg, është një nga personalitetet më të respektuara dhe kundërthënëse të letërsisë hungareze të shekullit të 20-të. Tibor Déry, të cilin filozofi Georg Lukács e lavdëroi si “përshkruesi më i madh i qenies njerëzore të kohës sonë”, u persekutua gjatë gjithë jetës për mbështetjen e kauzës komuniste dhe… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Nata e fundit në Romë-Gatitja/Ovidi

Nata e fundit në Romë-Gatitja/Ovidi (Poemat e ekzilit) Kur mësyn në mendje më i trishti kujtim, i asaj nate, ora e mbrame në qytetin tim, kur e kujtoj at’ natë kur u nisa e lashë gjithçka pas më të shtrenjët, edhe tash lotët m’rrëshqasin sysh. Ja po soste ajo ditë kur Çezari pat dhënë urdhër… Keep Reading

Go to Top