Tag archive

Përktheu: Balil Gjini

Për Antonin Artaud-në/Grafia e klithmës-Paskal Raux

ANTONIN ARTAUD  (1896 – 1948)       Dua që të gjitha qëniet para meje të ndihen të çmendura, delirante, fajtore, të gjymtuara, të plagosura, të sëmura dhe veçanërisht të vdekura, fizikisht dhe trupërisht të vdekura. Njeriu që ka shqiptuar fjalët e mësipërme quhet Antonin Artaud dhe vlerësohet si gjeni, martir, shenjt, profet, i çmendur (ka qëndruar nëntë vjet… Keep Reading

Letërsi

FRANCA DHE GJERMANIA-Emil Cioran

Emil Cioran Në Francë njerëzit janë zotër të mendimeve të tyre; në Gjermani çdo mendimtar ndihet i tejkaluar nga sistemi. Po u angazhua një herë në rrugën e ndriçimit të vetes, ai s’mund t’i zotërojë më mendimet e veta, që evoluojnë drejt formash më të çuditshme. Në çdo sistem filozofik gjerman gjejmë një përzierje të… Keep Reading

Letërsi

FITZGERALDI-Përvoja paskaliane e një romancieri amerikan/Emil Cioran

Emil Cioran Për disa, qartësia është një dhuratë e rëndësishme, një privilegj, një favor. S’është e nevojshme ta kërkojnë, të sforcohen: e kanë dhunti. Orvaten që gjithë përvojat e veta t’i bëjnë transparente. S’iu bën përshtypje kjo gjë, përderisa është përcaktuese për ta. Nëse jetojnë në një krizë të vazhdueshme, këtë krizë e pranojnë si… Keep Reading

Letërsi

Brodski-Claude Simon

Claude Simon ~~~ Lagjia Xherxhinski. Qyteti i Leningradit, rruga Vosstania, 36. Gjykatësi: Savelieva: 18 Shkurt, 1964. Gjykatësi: Çfarë profesioni keni? Brodski: Shkruaj poezi, bëj përkthime. Supozoj që… Gjykatësi: Mbaji për vete supozimet! Pa rri drejt! Drejt, thashë, mos u mbështet tek muri! Vështro gjykatësin! Përgjigju siç duhet në një gjyq. (Një ndihmësgjyqtari:) Ndalojeni saora të… Keep Reading

Letërsi

Kanë thënë për Franz Kafka-n

PËR KAFKA-n   1. Blanchot Është e vërtetë se tek Kafka ka një brengë mjaft të turbullt, ndoshta një shijim të torturës, të cilën e denoncon po vetë, që është si një lloj dredhie për ta çarmatosur fatin, duke iu shfaqur ballazi qysh më parë mizorisë së tij… (këtu edhe letra për Milenën dhe fraza… Keep Reading

Letërsi

Letër për Fernando Savater-in/Emil Cioran

Emil Cioran Paris, më 10 Dhjetor, 1976 I dashur mik! Në nëntor, gjatë vizitës në Paris, ju më kërkuat të bashkëpunoj për një volum, si homazh ndaj Borges-it. Reagimi im i parë ishte negativ; i dyti… po ashtu. E përse u dashkan bërë kremtime, kur këtë e bëjnë universitetet? Mbi të ka rënë fatkeqësia e… Keep Reading

Letërsi

Nga Kafka tek Kafka II/Maurice Blanchot

Kështjella Maurice Blanchot Libri nuk është ndërtuar nga një narrativë e drejtpërdrejtë, por nga përplasja e kësaj narrative me të gjithë librat e të njëjtit tip, botuar në kohë të ndryshme, me origjinë, shënjime kuptimore dhe stile të pangjashëm, që kanë pushtuar qysh më parë atë atmosferë letrare, ku atij i duhet të zerë vend.… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Fragment nga romani “Pavdekësia” II/Milan Kundera

Milan Kundera Hemingueji po dridhej dhe Gëtja i kapi doren. “Qetësohuni Ernest. Qetësohuni miku im. Unë ju kuptoj. Ajo që po tregoni më kujton një ëndërr. Kjo qe dhe ëndrra ime e fundit, më tej s’kishte ëndrra, apo më mirë, ishin ëndrra të ngatërruara, të cilat s’dija më t’i dalloja nga realiteti. Imagjinoni një sallë… Keep Reading

Go to Top