Salvador Dali dhe “tepëritë” e tij

in Pikturë by
  1. U përjashtua nga shkolla e artit

Profesorëve të universitetit që u caktuan ta merrnin në pyetje, ai iu përgjigj:

“Mendoj se nuk jeni akoma të aftë të gjykoni punën time.”

Një sjellje e tille ishte më shumë taktike se sa ideologjike. Me shumë mundësi Salvador Dali donte të zgjaste edhe më shumë periudhën kur ai mbështetej financiarisht nga babai i tij.

  1. Thuajse u mbyt

Në fillimet e karrierës së tij, gjatë një ekspozite surrealiste në Londrën e viteve 1936, shkoi ne konferencë i veshur me një kostum zhytësi, duke dashur të tregonte që ai jetonte në një det papërgjegjshmërie.

Në fillim askush nuk e kuptoi se Dali po mbytej në brendësi të kostumit. Të gjithë mendonin se gjestet e tij të tepruara përfaqësonin atë që ai donte të tregonte.

  1. Edhe kafshët e tij shtëpiake ishin vepra arti

Në vitet gjashtëdhjetë, atij i dhuruan një këlysh tigri, të cilin e quajti Babou. Artisti e merrte me vete, të lidhur me një qafore, kudo ku shkonte. Vlen të përmendet një rast kur Dali u fut në restorant bashke me tigrin në Manhattan. Miku me të cilin do të darkonte u alarmua sapo pa tigrin. Qetësisht Dali i tha se ishte vetëm një mace e “pikturuar në mënyrë artistike”.

  1. Dali u martua me gruan e mikut të tij

Dali e njohu gruan e tij të dashur, Gala, në vitin 1929, në kohën kur ajo ende ishte e martuar me mikun e tij, poetin francez Paul Eluard, i cili e përjetoi të gjithë këtë në mënyrë shumë paqësore, duke u bërë madje edhe dëshmitar në martesën e tyre. Martesë, e cila nuk u prit mirë nga familja e tij, sepse Gala ishte nëna e një fëmije, ish-gruaja e një burri, dhe dhjetë vjet më e madhe se piktori. Për këtë arsye babai i tij e hoqi menjëherë nga trashëgimia.

  1. I qëndroi besnik Galës deri në vdekje

Dali dhe Gala ishin bashkë deri në vdekje, pavaresisht problemeve të tyre jashtëmartesore.

Në vitin 1969, Dali bleu një keshtjelle në Pubol, për të dashurën e tij.

  1. Ka pikturuar një portret të Lawrence Olivier-it

Në ambientet artistike Dali konsiderohej si një piktor jo-komercial, kështu në vitin 1955 atij iu kërkua të pikturojë një portret të Lawrence Olivier-it për një manifestim kinematografik për Richard-in e tretë

Piktura nuk u publikua kurrë

Dali refuzoi ta pikturonte në Angli, duke e quajtur ”vënd i shëmtuar“. U kthye në Spanjë për ta përfunduar portretin.

  1. Asnjëherë nuk ka udhëtuar “lehtë”…

Mbërriti në portin e New York-ut, për herë të dytë, në vitin 1934, pasi kishte veshur një jelek shpëtimi gjatë gjithë rruges me tren, duke tërhequr pas të gjitha pikturat e veta që i kishte lidhur më një ngjitëse.

  1. Nuk ishte një i ftuar ideal në programet e lojës

Në vitet pesëdhjetë Dali u shfaq si i ftuar në “What’s My Line”, ku konkurrentët duhej të gjenin emrat dhe profesionet e personazheve me anë të pyetjeve.

Dali, shkaktoi rrëmujë gjatë lojës, duke u cilësuar njëkohësisht; shkrimtar, personazh televiziv, atlet dhe artist filmash të animuar.

Njëri prej konkurentëve u dorëzua dhe  tha:

“Nuk ka gjë që ky njeri nuk di të bëjë!”

Përktheu: Blerina Berberi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Pikturë

Go to Top