Pata menduar se izolimi ishte lumturia-Cesare Pavese

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Pata menduar se izolimi ishte lumturia-Cesare Pavese

 

(2 Mars, 1936)

E dashur Maria,

Kur dikush në vend të poezive shkruan letra, ka marre fund.

Ah, sa gjë e keqe që është kujtesa.

Nxjerr hundën jashtë darkave, e shoh Orionin, ashtu të largët, dhe më kujton një libër që kam lexuar në një tjetër kohë.

Ndiej aromën e luleve, që hyn nga dritarja dhe më kujtohet kur dy vjet më parë shkoja në shkollë në Corradino, në fund të Rrugës “Nizza”.

Kalon treni e në mendje më vjen e nesërmja dhe mendoj që sërish do të kalojë një tjetër në orën katër të mëngjesit.

Zhvishem të shkoj në shtrat, thuajse lakuriq, dhe më vjen keq për trupin tim… kaq i ri, kaq i bukur dhe kaq i vetmuar.

Dal në mëngjes herët sapo më lejohet dhe më kujtohet kur shkoja në të gdhirë për të pirë kafe, duke pritur dhe duke pirë duhan me llullë.

Lexoj për kinemanë tek “Gazeta e Popullit” dhe imagjinoj sikur po shoh një film. Fiksohem për thuajse një çerek ore tek nje tekst gjeografie, i shoqëruar me një pamje nga “Gran Paradiso”.

Rishoh kohët kur përktheja “Balenën e Bardhë”, atëherë kur ende nuk kishte ndodhur gjë.

Mbaj mend kur i lejoja vetes të rrija një natë pa gjumë për pak xhelozi – guxoja atëherë t’i jepja këtë emër – dhe nuk e dija çfarë kafshimi të uritur prej peshkaqeni kanceroz kishte largësia.

Kujtoj inatin ndaj të tjerëve, që donin të vinin me mua në varkë në lumin Po dhe ndiej keqardhje për shëtitjet e mia të palumtura.

Me duket vetja shume budalla, që në të shkuarën kam menduar, qoftë edhe vetëm për një çast, se izolimi individual paska qënë lumturia.

Çdo ditë kaloj në mendje këto ankesa dhe të tjera si këto.

 

Përktheu: Blerina Berberi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top