Bosh

in Teatër by

BOSH

 

Në skenë një grua e re ose shumë e re.

1.

Ja ku jam.  Unë jam këtu,

Prej mishi dhe kocke… me gjak dhe nerva!

Jam këtu, një qënie njerëzore.

Jam… pas murit

dhe flas me ty.

Me ty që më shikon!

Ti që më sheh përtej murit,

dhe më pyet se ç’është ky boshllëk?

Deri kur do të zgjasë ky boshllëk?

Ky boshllëk që është rreth nesh,

kjo hapësirë boshe,

kjo hapësirë boshe mes meje dhe teje,

vëlla, mik, i dashur, vrasësi im…

Ne jemi këtu!

Unë në këtë anë të murit dhe ti në anën tjetër.

E të gjithë përreth, të gjithë përpara murit,

të gjunjëzuar,

përballë një muri, të gjithë brenda boshllëkut.

Kjo hapësirë boshe jashtë,

kjo hapësirë boshe përreth,

ky boshllëk mes nesh.

Jemi këtu, në mes të boshllëkut.

Ky boshllëk kohe…

Dhe nga ky boshllëk kohe

po të flas dhe dua të të them:

2.

Ajo që vjen më pas

nuk është as fundi e as vazhdimësia,

ajo që u ndërpre nuk mund të vazhdohet,

ky nuk është pushim,

nuk është interval

mes pjesës së parë dhe pjesës së dytë,

nuk është një: “Falje për vonesën, shërbimet do të funksionojnë sa më shpejt të jetë e mundur.”,

nuk është një intermexo,

nuk është një e papritur,

e nuk është as një luftë,

nuk është luftë-të bëhemi seriozë-

ku është parë që një luftë të të shëndoshë?

Jo, nuk është luftë, është më shumë se aq.

Dhe unë, e ngecur në mes të boshllëkut,

Në mes të kohës boshe,

Unë jam. Unë dëshiroj. Unë dua.

3.

Dua që bota e vjetër të mos vazhdojë,

dua që e keqja të humbasë në këtë hapësirë boshe.

Dua që pas boshllëkut të ketë rifillim,

një heshtje e madhe pa një qëllim,

një kotësi zhurmash,

të zhduken karagjozët nga fushat e betejës,

të shtohet vesa mbi lulet e mëngjesit,

në fushat e thata dhe mes fabrikave të rikthehet era dhe gjelbërimi,

të kthehet zhurma e ujit.

Mes banesave dhe mureve,

mes fortesave që kemi ngritur,

të mos kthehet çdo gjë e të na plagosë…

të na dhembë.

Unë dua të mos kalojë me mospërfillje mes nesh ky boshllëk,

dua të mos shkojë dëm gjaku që po derdhim.

4.

Unë dua fillimin,

dua të vijë edhe një herë e reja,

dua që boshllëkun ta mbushë e reja.

E unë e ndiej që po vjen e reja,

lëviz duart dhe këmbët e gjaku më shkon në kokë.

Po, do të vijë e reja,

do mbushë boshllëkun mes meje dhe teje.

Atë përreth meje,

në hapsirat që na mbysin do të vije e reja.

Unë nuk e di se çfarë forme do të ketë e reja,

Çfarë fytyre do të ketë, çfarë gjuhe do të flasë,

apo çfarë emri do të ketë,

ama do të vijë brenda nesh, brenda meje,

dhe do të pastrojë mediokritetin, falsitetin,

të pistën, sipërfaqësoren.

do të zhdukë çdo gjë toksike, maskiliste,

rekomandimet.

Do të zhdukë luftën e cmendur të të gjithëve kundër të gjithëve,

thashethemet, urinë për kënaqësi të vogla,

do të zhdukë gjuhët e thata,

do të pastrojë papërshtatshmëritë e mia,

Arrogancën time,

trishtimin tim,

dobësitë e mia.

Do të luftoj për jetën, me të gjitha forcat…

5.

E tani pyes,

atij që vjen i ri,

ty që vjen i ri në hisori,

që vjen era alkool dhe era shi… të pyes:

Një unë e re,

një ti i ri,

një ligj i ri,

një alegri e re,

një Zot i ri,

një kënaqësi e re,

një arrogance e re,

një seks i ri,

një teatër i ri,

një ligësi e re,

një gjuhë e re,

një mendim i ri,

një arsye e re,

një drejtësi e re.

Pará të reja,

dëshira të reja, një histori e re,

që çdo gjë tjetër të ndalojë këtu!

Të ndalojë këtu, të mos ta kalojë këtë vijë,

të ndalojë në këtë boshllëk,

të mbytet në këtë asgjë,

çdo papastërti të digjet në këtë hapësirë boshe.

Unë do të bëhem e re,

dhe ti… vëllai im, miku im,

i dashuri im, vrasësi im,

bëhu i ri… bëhu edhe ti i ri.

6.

E tani rrëzoje murin dhe shiko jashtë,

sa bosh është koha,

sa bosh është historia,

sa bosh është jashtë boshllëkut tonë.

Bosh mes nesh…

dhe e reja aty…

Ngriji sytë dhe shikoje.

Hapi veshët të dëgjosh. E reja është këtu.

Bëhu i ri,

bëhu sa më shumë i ri të mundesh,

më shiko përtej kornizave që më ke vënë.

E reja është tashmë këtu..

E ndoshta ka vështrimin tim…

Përktheu: Blerina Berberi

_____

Ky tekst është shkëputur nga Folkteatern di Goteborg ( Zvicër), nga projekti “Urgent Drama”, në bashkëpunim  me Fabulamundi Playwritting Europe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Teatër

Go to Top