Njeri në formë libri-Alain Bosquet
Një qenie njerëzore duhet lexuar
siç shfletojmë një libër të vjetër.
Diku do të ndjekim një frazë
me shumë kuptime:
ndonjë mushkëri, ndonjë gju…
diku nuk do kuptojmë një kapitull të shkurtër,
një ball apo vështrim zhbirues.
Do qeshim para një pasazhi të guximshëm:
sqetull e lagur apo një bel që tundet.
Dhe pyesim veten vetëm për një stil që papritmas ndryshon:
një mënyrë për t’u ngritur, një grahmë dashurie.
Pastaj këtë libër-njeri do duhej ta mbyllim:
aty është fati, delikatesa ose poshtërsia.
Pērktheu: Luan Rama
Një javë e ngarkuar-Alain Bosquet
Një javë e ngarkuar-Alain Bosquet Çdo të hënë revoltohem: si mund të jesh një njeri