PSE JEMI NOSTALGJIKË PËR NJË TË KALUAR QË EDHE ISHTE… PO EDHE NUK ISHTE ASHTU SIÇ E KUJTOJMË?/Meli Ajazi

in Në kohërat e kolerës by

  Meli Ajazi

Nostalgia është një ndjenjë shumë e përhapur në të gjitha kulturat, pasi e thjeshton të kaluarën në një kohë më të thjeshtë, më të ngadalshme dhe më pak komplekse duke fshirë ambiguetetet origjinale dhe duke na u paraqitur shumë e thjeshtë, shumë fisnike, shumë e pastër dhe e bukur në kujtesë.
Njerëzit kudo në botë, diku aty pas mesit të moshës së mesme, fillojnë të zhvillojnë njërën nga 3 format kryesore të nostalgjisë:
Dëshirë e madhe për llojin e përvojave që kanë përjetuar në të kaluarën, sidomos në fëmijëri, adoleshencë dhe rini, mardhëniet, miqësitë.
Dëshirë për natyrën, eksplorimet dhe eksperiencat në natyrë, dëshirë për udhëtimet.
Dëshirë të madhe sidomos për komunitetet rurale me familjen në qendër, sidomos ato të periudhës para-industriale dhe komunitetet fetare.
Të gjitha bashkë, këto forma të nostalgjisë, përbëjnë atë që e quajmë “mall për vendlindjen/të kaluarën” apo një “dëshirë e zjarrtë dhe e mjegullt njëkohësisht” për një vend, një ndjesi, njeri/ëz, , , që e konceptojmë si tërësinë dhe plotësinë e kënaqësisë dhe që e dimë se nuk mund ta kemi më.
Nostalgjia për komunitetet e së kaluarës na ridrejton drejt formimit të asaj që mund të quhet “enklava e stilit të jetës,” e cila s’është gjë tjetër veçse shoqërimi me njerëz me të cilët ndajmë disa veçori të jetës private. Anëtarët e një enklave jetese shprehin identitetin e tyre përmes modeleve të përbashkëta të paraqitjes së jashme, konsumit, dhe aktiviteteve, të cilat shpesh shërbejnë për t’i diferencuar ata nga mënyrat e tjera të jetesës…
Po pse pikërisht ndiejmë nostalgji diku në mes të moshës së mesme?
Sepse kjo moshë karakterizohet nga një dëshirë e thellë për të kujtuar, analizuar e krahasuar.
Identiteti i këtij momenti e zhvendos vëmendjen në strukturat familjare tradicionale, në komunitetet e ndryshme që ka përreth – ato të punës, fetare, farefisnore, fqinjësore, etj, për të “jetuar” së bashku. Sidomos fragmentimi dhe globalizimi i kulturës postmoderne na e sjell më shumë nevojën për ta ndjerë thellësisht të kaluarën.
Humbja e një kulture në kujtesë përmbushet nga rritja e “vendeve bosh në të” dhe angazhimi me retorikën e koncepteve tradicionale me problemet postmoderne na çon në një ripërkufizim dhe rivlerësim të kujtesës, shpikjes dhe stilit, ku kujtesa vetë bëhet gramatika për performimin e saj retorik.

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Në kohërat e kolerës

Go to Top