Letrat e të Vdekurve-Wisława Szymborska 

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Letrat e të Vdekurve-Wisława Szymborska

 

Ne i lexojmë letrat e të vdekurve si gjëegjëza zotash —
zotash sidoqoftë, sepse ne e dimë se çfarë ndodhi më vonë.
Dimë se çfarë parash nuk u shlyen,
të vejat që nxituan të martoheshin sërish sa kohë që kufoma ishte ende e ngrohtë.
Ah të gjorët, të vdekurit e padukshëm,
të mashtruarit, syleshët, të munduarit në marrëzinë solemne.
Ne i shohim shenjat e bëra pas shpinës së tyre,
kapim fëshfëritjen e testamenteve të grisur.
Ne i shohim të ulen aty para nesh, qesharakë
si gjërat që rrinë mbi bukën e lyer me gjalpë, ose tek ndjekin furishëm kapelet që u kanë fluturuar prej kokës.
Shija e tyre e keqe — Napoleoni, avulli dhe energjia elektrike,
ilaçet vdekjeprurëse për sëmundjet e shërueshme,
apokalipsi i marrë i St John-it,
parajsa e rreme në tokë e Jean-Jacques-it. . .
Në heshtje, ne vëzhgojmë pengjet e tyre në tabelat e shahut.
— por të zhvendosur me tre katrorë.
Gjithçka që ata parashikuan ka ndodhur krejt ndryshe,
ose paksa më ndryshe — gjë që është e njëjta gjë.
Më të zjarrtët prej tyre shohin me besim në sytë tanë;
sipas llogaritjeve të tyre, ata do të gjejnë përsosmërinë atje.

 

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top