Një punëtor lexon historinë-Bertolt Brecht
Një punëtor lexon historinë-Bertolt Brecht Kush i ndërtoi shtatë portat e Tebës? Librat janë të mbushur me emra mbretërish. A ishin mbretërit ata që tërhoqën blloqet e ndezur prej guri? Dhe Babilonia, aq shumë herë e shkatërruar. Kush e ndërtoi qytetin çdo herë? Në cilën prej shtëpive të Limës? Ai qytet që shkëlqen me… … Keep Reading
KATER FEMIJE-JULIA GJIKA
KATËR FËMIJË-JULIA GJIKA Atë natë, nuk mund të flija. Kisha parë një fotografi, me diciturën: Qytet i zbrazur pas bombardimeve. Edhe një tjetër, kur nëpër gërmadha luanin katër fëmijë. Katër fëmijë, të mbetur nën qiellin e hapur, pa strehë, jetimë. Për çudi ndjeva aromë dheu përzier me aromë frymësh. Katër djelmoshë luanin. Aromë djerse… … Keep Reading
Pse shkruaj?/Blerta Derhemi
Pse shkruani? Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Përgjigjia e radhës erdhi nga Blerta Derhemi. Vijon më poshtë. Pse shkruaj?-Blerta Derhemi Si e perceptoj të shkruarin? Të shkruarit është aftësia për të zhbërë dhe ribërë hapësirën, kohën dhe vendin ku ndodhesh, duke e transformuar të zakontën në… … Keep Reading
Mëhallat e botës-Jani Ricos
Mëhallat e botës-Jani Ricos Maria thoshte: “Mos kij frikë, do lulëzojnë pemët.” A, po, do lulëzojnë. Ja, në prag të derës tek është ulur Pranvera. Mos kij frikë. Dashuria e bardhë e një pjate në tryezë. Pak bukë që e ndajnë dy veta. Një ëndërr që e ndajnë të gjithë. Rafti i pjatave bëhet… … Keep Reading
ENDE-JULIA GJIKA
ENDE-JULIA GJIKA Dekada të tëra, luftuan për ditën fatlume. Një jetë ishin barkas. Egërsia e shtypësit me qesëndi i pyeste: Doni të ngriheni?! Mendoni se ju erdhi radha?! Sa pikëpyetje, sa pikëçuditëse, mbetën në shpirtrat e sfilitur. Në shpatullat e rrëzuara nga mundimet, ende vajton kukuvajka. Prill, 2021. … Keep Reading
Deklaratë e së ardhmes-Dahlia Ravikovitch
Deklaratë e së ardhmes-Dahlia Ravikovitch Një njeri i uritur apo i pavendosur do të bëjë kompromise, ose gjëra për të cilat nuk ka ëndërruar kurrë në jetën e tij. Papritmas, përkul kurrizin, ç’i ka bërë vallë kurrizit për ta patur kaq të kërrusur? Humbja e krenarisë. Dhe e qeshura i ngrin sheh duart e… … Keep Reading
Miting për Enver Hoxhën-Frederik Rreshpja
Miting për Enver Hoxhën-Frederik Rreshpja Ulërijnë servilët dhe injorantët: hosana! Turma pa tru të bie ndër këmbë Si popull i mallkuar fisi i arbrit I bie më gjunjë urdhrit tënd. Asnjëri s’e sheh gjakun që rrjedh Anës tribunave si lumë Fantazmat e martirëve që ti vrave Dëshpërohen mbi kokat e turmës. Por do të… … Keep Reading
Pse shkruaj?-Marsela Neni
Pse shkruani? Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Përgjigjia e radhës erdhi nga poetja Marsela Neni. Vijon më poshtë. Pse shkruaj?-Marsela Neni Pse shkruaj? Në një esé të fëmijërisë, në përpjekje për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, shkruaja: ʺMos e pyesni Lizën e Luis Kerolit (Louis Carroll) pse e… … Keep Reading
Nuk ka më as bukë-Nurie Emrullai
Nuk ka më as bukë-Nurie Emrullai Duhet të iki. Kjo është e pashmangshme. Prita që dikush të më kërkonte, andaj rrija gjithnjë gati. Asgjë s’erdhi në jetën time të lëmuar dhe shkëlqyese si teh thike. Ndryshova veten deri në rrënjë. Nuk ma kërkoi kurrë asnjë. Sa e dhimbshme! E ndryshimi i rrënjëve i than… … Keep Reading