Filmi Nomadland-Ç’është liria?/Ballsor Hoxha
Filmi “Nomadland”, ftues i Oscar, 2021, me regjisore Chloe Zhao dhe aktore kryesore Frances McDormand Ballsor Hoxha Filmi “Nodmadland” është film i cili zbulon dhe vëzhgon një komunitet në lindje. Një mënyrë jete të të shkëputurve. Një jetesë e cila rikrijon ligjet dhe normat e saj në një univers të tyre personal dhe të… … Keep Reading
Fragment nga dorëshkrimi i romanit: “Ç’ka pas dashurise, shpirt?”/Shpëtim Selmani
Dhe të gjithë njerëzit që posedojnë atdhe janë të gjorë Shpëtim Selmani A dëshironi ta kuptoni atdheun tuaj? Hipni në avion, mundësisht uluni në business class. Pini sa më shumë venë të bardhë dhe silluni mirë me stjuardesën, është e rëndësishme për atdheun. Pastaj silluni mirë me njerëzit që kanë… … Keep Reading
VALË-Sueton Zhugri
VALË-Sueton Zhugri I vogël kam patur frikë që merimangat do më hynin në veshë e do të bënin fole. I shihja shtëpitë tona të plakura me mure të plasaritura si të ngrëna qeni dhe ngjitur pas tyre shihja litarët që pillnin gojët e varura Sot e kësaj dite i ndiej këmbët e tyre që… … Keep Reading
Elozh ëndrrave-Wislawa Szymborska
Elozh ëndrrave-Wislawa Szymborska Në ëndërr pikturoj si Vermeer-i. Flas rrjedhshëm greqisht dhe jo vetëm me të gjallët. Ngas makinën, e cila më bindet. Kam talent, shkruaj poezi të mëdha. Dëgjoj zëra jo më të këqinj se ata të shenjtorëve autoritarë. Do habiteshit nga virtuoziteti im në piano. Fluturoj ashtu siç duhet, domethënë; vetëm. Teksa… … Keep Reading
Pse shkruaj?/Ballsor Hoxha
Pse shkruani? Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Përgjigjia e radhës erdhi nga Ballsor Hoxha. Vijon më poshtë. Pse shkruaj?-Ballsor Hoxha Hapja e lakut të magjepsjes. Çfarë pyetjeje! Paralizuese. E pafundme, që të mundëson edhe përveshjen për një elaborim sa më të sofistikuar, por aq më keq!,… … Keep Reading
Naim dhe Sami Frashëri për Faik Konicën
Letër Murat Toptanit Naim dhe Sami Frashëri (Fragment) Drita e syve tanë, Murat bej efendi! Në letrën që i keni shkruar Mithat beut thoni se letrës sonë, që ju keni dërguar me anë të ambasadës, i jeni përgjigjur po nëpërmjet këtij kanali. … Siç kuptojmë nga letra e Mithatit; në letrën t’uaj, që ka rënë… … Keep Reading
Poezia e Szymborska-s në tavolinën time/DANA STEVENS
Edhe njohuritë e saj rreth përkohshmërisë së ekzistencës njerëzore, ndonjëherë mund të tingëllojnë pothuajse gazmore DANA STEVENS Përktheu: Arlinda Guma Për më shumë se shtatë vjet, që kur e grisa atë nga një botim i dhjetorit të vitit 2004 të revistes “The New Yorker“, unë kam pasur të njëjtën poezi të Wislawa… … Keep Reading
Kukullat në pushim-Martin Camaj
Kukullat në pushim-Martin Camaj – Motiv për një pikturë naive – Në visin në mjedis malit e qytetit âshtë vetëm një teatër kukullash. Gjatë ditëve të javës dalin heret me tesha të lulme në ballkon e rreziten në diell. Mbasdite enden dora-dorë kopshtijeve rreth pëllazit të vèt. Me shputa kambësh gjigante e të lehta… … Keep Reading
Martin Camaj i ende i pazbuluem-Hans-Joachim Lanksch/Fragment nga libri
Hans-Joachim Lanksch Mâ shumë se ndamja prej vendlindjes atë e dëshpëronte fati i poezive të tij. Në periudhën e “kthesës” në Shqipëri ai tha: “Në Shqipëri kanë filluar të interesohen për poezitë e mia”. Ky interesim e gëzonte dhe e turbullonte. “Nuk e di nëse ishte mâ mirë kur poezitë e mia ishin të ndalueme.… … Keep Reading
Nga lajmet e mbrëmjes-Arlinda Guma
Nga lajmet e mbrëmjes-Arlinda Guma “Peshqit migrojnë me delfinët, për t’u mbrojtur nga peshkaqenët…” “Izraeli sulmoi sërish Palestinën…” Nënat palestineze, i shkëmbyen sot foshnjat e tyre, me foshnjat e nënave të lagjeve të tjera… disa shënjestra më larg, të mos shuhen të gjithë nëse bombardohet shtëpia… kush ka më shumë fëmijë, i shpërndan në sa… … Keep Reading