Kukullat në pushim-Martin Camaj
– Motiv për një pikturë naive –
Në visin në mjedis malit e qytetit
âshtë vetëm një teatër kukullash.
Gjatë ditëve të javës dalin heret
me tesha të lulme në ballkon
e rreziten në diell.Mbasdite enden dora-dorë
kopshtijeve rreth pëllazit të vèt.
Me shputa kambësh gjigante e të lehta
si vesa
mbulojnë mbarë dhenë.Po në muzg, kur shkelin ato kryevogla
nuk del mâ bár.

NJË STUDIM PËR VEPRËN LETRARE TË MARTIN CAMAJT/Ajete Zogaj
Ajete Zogaj “Ka libra që lexohen, ka libra që të vënë në mendime, ka libra që