Në këtë vend s’ka vend për manifeste-Jazra Khaleed

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Në këtë vend s’ka vend për manifeste-Jazra Khaleed

 

Në këtë vend, rrugët janë llogore,

sheshet sipërfaqe ku pritesh,

në thikën e bukës shkëlqen zifti.

Këtu nuk mbin e lulëzon asgjë,

edhe pse e mbillnim dhe plehëronim

çimenton çdo vjeshtë.

Është fati ynë i trashëguar,

rëniet e trupave tanë janë të përditshme,

dhe nuk ka ngelur më asgjë nga gjaku ynë,

që të digjet, që të vlejë.

Në këtë vend s’ka vend për manifeste.

Filozofët punojnë të gjithë në shtet,

poetët janë mikroborgjezë,

revolucionarët presin shpërblimin efapaks*.

Këtu, ata që kanë fishekë i ruajnë për vete,

ata që veshin këpucë me vrima,

i bien çdo mëngjes fatit me shkelma,

ata që huajnë folje,

kthejnë pas vetëm kohët.

Këtu njerëzit fshihen brenda vetes,

periudha e druprerjes zgjat me vite.

Ky vend nuk na nxë të shtrirë,

ndaj vdesim gjithmonë në këmbë.

Në këtë vend s’ka vend për manifeste.

________

*efapaks – një shumë e konsiderueshme parash që jepet pas daljes në pension

 

Përktheu: Eleana Zhako

2 Comments

  1. Si prej qerpici: balte e peshtyme e ca fije kashte…
    Dhe sa fort ka qelluar!

    p.s. Të lutem edhe autorin e fotove…

  2. Ke te drejte, por keto foto i kam koleksionuar kohe me pare dhe tani e kam paksa te veshtire te gjej emrat e fotografeve. Me merr shume kohe kjo reviste letrare…

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Gruas-Shpëtim Selmani

Gruas-Shpëtim Selmani Kam parë perëndeshat e Hamburgut të mbytura në pikëllim,grave greke
Go to Top