Gone is Syria, gone-Jazra Khaleed
Iku Siria, iku;
nuk mbante dot më vdekje të tjera në trup,
nuk mbante dot më vdekje të tjera nën lëkurë.
I kujtohen një nga një të vdekurit e saj e
dhe pse janë me mijëra e mijëra,
edhe pse s’di më aritmetikë, mbledhje e zbritje.
I kujtohet Nabili që thërriti “Liri për Sirinë”
dhe i prenë të dy gishtat,
i kujtohen fëmijët që i varën në shesh,
se shkruajtën në mur “Doktor, tani është radha jote”;
i kujtohet Lukmani, poeti, të cilin e pushkatuan
bashkë me librat e tij e foljet ndihmëse,
Faiza që e zuri muri bashkë me dy vajzat e saj.
I kujtohet rrethimi i Homsit dhe Baba Amri,
plaku me pendë që u thërriste me zë të lartë mushkave të tij,
mësuesja Latakia, ajo me syzet me tel,
që u lexonte fëmijëve poezi të Sanijes Salih,
infermierja që qante në spitalin Jisr al-Shughur,
macja që ndehej nën hijen e një Toyota Highlux.
I kujtohet Abuja, berberi, krehërat dhe erzinat e tij,
kur njëherë i preu gabimisht veshin bashkëfshatarit të tij;
i kujtohet gjyshja Meisam, që gatuante çdo të diel
pulë më koriandër për gjithë familjen,
derisa një ditë ia behën ushtarët në prag;
i kujtohen fëmijët që loznin me top në rrugë,
kur një fuçi plot me TNT shpërtheu ngjitur në Khalil,
ndërsa ishte radha e tij të lozte portierin.
I kujtohen gjithë emrat e të torturuarve,
organet e prera gjenitale,
zgavrat e zeza në bulbat e syve.
I kujtohen gjithë emrat e të vdekurve të saj,
edhe pse janë me mijëra e mijëra,
edhe pse s’di më aritmetikë, mbledhje e zbritje.
Përktheu: Eleana Zhako
![](http://defekt-teknik.com/wp-content/uploads/2020/06/97254306_958249514634227_6059963391663931392_n-480x384.jpg)
Qyteti-Jazra Khaleed
Jazra Khaleed Qyteti më rrëmben poezitë nga teli i rrobave, i shet në tregun e zi
si e qara me ligje
(dhe përkthyesja e paska qarë, bashkë me fotografin)
Eshte shume prekese Rudina!
Ndersa “Statuja e Lirise” eshte veper e nje artisti sirian.
Te falenderoj!