Category archive

Tharm - page 32

Ky shi sonte-Frederik Rreshpja

Ky shi sonte-Frederik Rreshpja Qerrja e shiut mbjell pellgje nëpër natë Dhe ikën pyjeve me vërtik. Qerrtari i zi nëpër kodra I bie vjeshtës me kamxhik.   Tërë verës portretet tona vareshin nëpër gjeth’, Edhe zëri im varej. Tani bromuri i argjendtë i diellit Tretet në shi i zbardhur.   Lëkundet qerrja e pikëlluar e… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Koha e humbun-Martin Camaj

Martin Camaj   Udhëtari, njeri i thjeshtë, as tepër i urtë, as poet, ndezi zjarmin e fikun në hinin djegë e përdjegë në votër. Zgjoi tingujt e ujit prej gjumit e preku rrezet e diellit në syzit e bimës në dritare. Diçka ish ndalë në ajër e priste në heshtje si shpatë për të rá.… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Dehuni – Charles Baudelaire

Dehuni – Charles Baudelaire   Duhet të jesh gjithnjë i dehur, kjo është çështja: Është e vetmja zgjidhje për të mos ndjerë barrën e tmerrshme të Kohës që të thyen shpatullat e të përkul përtokë, duhet të dehesh pareshtur. Me çfarë? Verë, poezi, virtyt, çfarë të duash, veç dehu! Dhe nëse ndonjëherë në shkallët e… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Avokati i ri-Franz Kafka

Franz Kafka Kemi një avokat të ri, doktor Buçefalusin. Pamja e tij ka pak ngjashmëri me epokën kur ai ishte kali i Aleksandrit të Maqedonisë; po rishtari e di çfarë të mendojë. S’ka shumë që pashë një fitues gjyqi, i cili me një shikim plot admirim, shikim admirues të një ndjekësi të vrapimeve me kuaj,… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Udhëzim mbi funksionimin dhe mirëmbajtjen e një zemre të thyer-Sueton Zhugri

Udhëzim mbi funksionimin dhe mirëmbajtjen e një zemre të thyer-Sueton Zhugri   Fërkim me lëng buzëqeshjeje të shtirur tre herë në ditë. Pastrim nga pluhuri i sikleteve të puthjeve të huaja në mëngjes e mbrëmje. Ndalim në mjedisin paramendor dhe ftohje të ndjeshmërisë së korridoreve shpirtërore. Vajisje me vaj moskokëçarje të valvolave të lumenjve të… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Mesditë maji-Rozafa Shpuza

Zakonisht në guidat turistike të qyteteve shkruhet për historinë e tyre, për kështjellat, kulinarinë, për mjegullën, liqenet, lumenjtë e detet.  Por unë mendoj se në guidën turistike të qytetit të Shkodrës duhet të përfshihet edhe poezia e Rozafa Shpuzës. Sepse kjo poezi mbështillet nga të gjitha aromat dhe ngjyrat e këtij qyteti dhe ti ndjen… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Zgjimi i poetit-Martin Camaj

Zgjimi i poetit-Martin Camaj   Ulet balli e prek zemrën e lules e çelet nji botë e tanë para tamthave të kunoruem mbi një letër resh të ngjyeme në diell. Qelqi n’mermer shkëlqen para dy lulesh në rremb dhe frytit dhe nji bërthamë ari mjedis. Poeti tret në pusin e pafund të ngjyrave si grunë… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Metamorfozë-Rozafa Shpuza

Metamorfozë-Rozafa Shpuza   Vajzat imcake të qytetit tem shtegtuen pa cak në kufijtë imagjinarë t’asaj botës shtremaluqe, vizatue me shkop mbi pluhnin e rrugicës… Iken, tue lanë mirazhin e përhanun të shpisë të përkundej prajshëm nën ritëm degësh të krasituna, që gjyshja ua mbidhte lotin n’nji tas zinku me plasa të ngatërrueme si flokë shtrigash.… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Si u krijua një flamur?-YEHUDA AMICHAI

Si u krijua një flamur?- Yehuda Amichai   E zëmë se në fillim qe diçka e plotë që u shqye më pas në dy pjesë, të dyja të mëdha sa duhej për dy ushtri armike. Ose, edhe pëlhura e ronitur me vija e një poltrone plazhi të braktisur në kopshtin e vogël të fëmijërisë sime, që… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Testament-Rozafa Shpuza

Testament-Rozafa Shpuza   Pa asnji mëdyshje, i la trashëgim shpirtit vijat që gërdhishta me gozhdë mbi mur sa herë mata shtatin n’prag përvjetorësh. Paketën e gjysmueme t’duhanit, bashkë me çakmakun që don fërkue disa herë derisa t’kallet. Bllokun e poezive që shkrova ndër autobusët e çoroditun nga tallavaja e altoparlantëve t’vumë kithtas me valvitjen e… Keep Reading

1 30 31 32 33 34 91
Go to Top