Njeriu dhe demagogjia-Sueton Zhugri

in Letërsi/Tharm by

Njeriu dhe demagogjia-Sueton Zhugri

 

Pse s’turpërohen amerikanët kur u kujton fjalën napalm me të katër miljonë vietnamezët e përvëluar së gjalli?
Ndoshta pse më parë pushkatuan të gjithë banorët autoktonë të kontinentit amerikan?
A mendoi dy herë Aleksandri kur tymosi të gjallë tebanët?
A u turpëruan vallë romakët për shfarosjen e kartagjenasve?
Gratë e Kartagjenës u hodhën me gjithë fëmijë në greminë. Një e nga një…
A pati turp Çezari kur vrau dy miljonë galë, ose tre të katërtën e gjithë popullit alpin?
Po mongolët, hunët që në kohë të ndryshme shkretuan stepat?
Ç’mund të thonë tucët e masakruar të Afrikës?
Njeriu modern ka ngrënë mish dhe pirë gjak njeriu.
Nëse nuk më beson pyet neandertalët dhe denisovanët
(A po, për fat të keq s’mundesh më t’i pyesësh)
Kafsha më e egër gllabëroi botën.
I ke parë raketat bërthamore ndërkontinentale si shtylla kurrizore të drejtuara
me djersë të ftohta në format e kërpudhave?

19.11.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top