Destin-Rosario Castellanos Figueroa
Vrasim çka dashurojmë. Të tjerat
kurrë s’kanë qenë në jetë.
Askush s’na është aq pranë. Askujt tjetër
nuk i dhemb
një harresë, një mungesë, një mosqenie.
Vrasim çka dashurojmë. Le të marrë fund kjo
asfiksi
e frymëmarrjes përmes mushkërisë së tjetrit!
Ajri nuk mjafton
për të dy, as toka
për trupat tanë të bashkuar
dhe racionin e shpresës e kemi të vogël
dhe keqardhjen nuk mundemi ta ndajmë mes nesh.Njeriu është shtazë prej vetmish
dre i qëlluar me shigjetë
që ikën me vrap i përgjakur.Ah por urrejtja, vështrimi i saj i pagjumë
prej sysh të qelqtë; gjestet e saj
që njëherësh qetësojnë dhe kërcënojnë.Dreri ul kokën për të pirë e në ujë shfaqet
Pasqyrimi i një tigri.
Dreri pi ujin dhe imazhin. Kthehet
– para se të shqyhet – (si bashkëfajtor në mahni)
në të barabartin e armikut të vet.Jetë i japim veç asaj që urrejmë.
1960
Përktheu nga spanjishtja: Arbër Zaimi

𝐈𝐭𝐡𝐚𝐤𝐚-𝗞𝗼𝘀𝘁𝗮𝗻𝗱𝗶𝗻 𝗞𝗮𝘃𝗮𝗳𝗶
𝐈𝐭𝐡𝐚𝐤𝐚-𝗞𝗼𝘀𝘁𝗮𝗻𝗱𝗶𝗻 𝗞𝗮𝘃𝗮𝗳𝗶 Kah nisesh për IthakëUro ta kesh udhën e gjatëPërplot bëma e zbulime.Leshtrigonë, QikllopëPosejdoni i