Ndalimi i revistës “A.B.C” të Petro Markos në periudhën e Mbretërisë Shqiptare

in A(rt)ktivizëm/Letërsi by

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 145 me datë 17 Mars, 1936 ishte pikërisht ndalimi i botimit të revistës “A.B.C”, e cila drejtohej nga Petro Marko dhe kishte shkrues të ndryshëm si Tajar Zavalani, Branko Merxhani, Bedri Pejani etj.


Revista ishte mjaft kritike ndaj regjimit të Ahmet Zogut dhe kishte prirje të qarta komuniste. Kjo revistë pati fatin të botohej vetëm në 2 numra, të cilët nuk mundën t’i shpëtonin asgjësimit në masë të saj. Petro Marko do dënohej nga Gjyqi Politik me 6 muaj internim në Porto Palermo.

Më poshtë Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Ndalimi i botimit të Rivistës “A.B.C.”
KËSHILLI MINISTRUER
Vendim Nr. 145 më 17-III-1936

Këshilli Ministruer në mbledhjen e tij të sotshme të mbajtun nen Kryesin e Z. Mehdi Frasherit, Kryeministër e Zav. Minister i Drejtësis me antarë Z.Z. Fuad Asllani Ministër i P. të Jashtme, Et-hem Toto Minister i P. të Mbrendshme, Rrok Gera Minister i Financavet, Dr. Nush Bushati Minister i Arsimit, Ing. Ndoc Naraçi Minister i P. Botore, Dhimiter Beratti Minister i Ekonomis Kombëtare, pati në bisedim shkresen Nr. 344 datë 26-III-1936 të Ministris së P. të Mbrendshme, me të cilen tue tregue se Revista “ABC” qi botohet në Tiranë asht paraqitun me ngjyrë krejtësisht politike dhe me tendenca ekstreme, tue cenue në ketë mënyrë interesat e nalta Shtetnore dhe tue u gjind në kundershtim me deklaratat e bamuna në kërkesë ashtu edhe me permbajtjen e lejes së dhanun, në themel të Nenit 30 të ligjit të Shtypit, proponon ndalimin e botimit të kësaj reviste,

VENDOSI:
Pranimin e këtij proponimi, dhe autorizon zyrat kompetente me ndaluem botimin e revistës në fjalë dhe njikohësisht me konfiskue edhe dy numrat e dalun deri tash t’asaj reviste.

Përgatiti: Aleksandër Cangonja

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from A(rt)ktivizëm

Go to Top