Nënës-Frederik Rreshpja
Nëna ime dhembje e pashuar,
Ka kaq vjet që rri në dhé të zi,
Edhe yt bir siç duket së shpejti
Do e lërë këtë botë.S’më vjen keq që iki kështu
Se asnjëherë i lumtur nuk kam qenë,
Veç në pyjet ku xhindet vallëzojnë,
Rreth drurëve të galvanizuar në hënë.Shkoj te lumi ku qajnë ciganët
Për rërat e largëta me dritë
Po përse dreqin jam gatuar kështu?
Të grindem me të tëra qeveritë?Nënë, nuk kam qenë në faltore kaq vjet
Por do t’i lutem Shën Mërisë për ty.
Eh, mundet që edhe mua ndokush
Do ma gdhendë nje kryq mbi krye.

Vdekja e Lorës-Frederik Rreshpja
Vdekja e Lorës -Frederik Rreshpja Rri në muzg sikur të janë rrëzuar kohërat përsipër,gati për përjetësi.