Stuhi dhe gëzim-Sueton Zhugri

in Letërsi/Tharm by

Stuhi dhe gëzim-Sueton Zhugri

 

Buzët e tua si plagosje e përsosur
Buzët e tua si asfalt i kuq i saposhtruar
Buzët e tua si burim toke të etur
Buzët e tua si piedestal arkaik ëmbëlsie
Buzët e tua si dy klithma çlirimi
Buzët e tua si dridhje çiftelie
Buzët e tua si pulëbardha të egërsuara
Buzët e tua si këngë minatorësh
Buzët e tua si goditje ujvarash
Buzët e tua si bukë e butë thithëse
Buzët e tua si gjak i vluar yjesh
Buzët e tua si librari dëshirash
Buzët e tua si putrat e lashta të Sfinksit
Buzët e tua si dy meteorë binjakë
Buzët e tua si arkivole dhimbjeje
Buzët e tua
— ëndrra kapur pas meje si spirancë
në detin më të bukur të një stuhije

 

5.11.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top