Poezi për të humbur-Sueton Zhugri
Po kërkoj një poezi të humbur
një si lugë këpuce që e rrëmben për kockë një qen sharlatan,
një si gjethe të gjelbër që era këput qysh në verë,
një si portofol mbushur me tinguj të rrallë
që e vjedhin në autobus.
Kërkoj ca ndjenja skalitur në fjalë
si ato herët e rralla,
kur zgjuar, ëndrrat të kujtohen,
fillim e fund.
Kërkoj kuptimin e zgjimit dhe atë të
fjetjes, syve hapur dhe mbyllur.
A munden vallë të përgjumen peshqit,
kur sytë i kanë si të kapsallitur e pa kapak,
kur drit’e reales si të ishin njerëz pa poezi
i lë pa fjetur?
Ushqehen edhe njerëzit si peshqit me vezët e tjetrit, apo pjellin pareshtur, vetëm fjalë
për të mbajtur gjallë
kuptimin e kombeve dhe kohëve?
Dikush i gjetur, e quan veten të humbur,
dhe të humburit, qofshin njerëz a poezi,
janë peng zemrash që vështrojnë
me sytë pa kapak,
peshqit pa gojë.4.11.2019
Ëndërr kartoni në çift a tek -Sueton Zhugri
Ëndërr kartoni në çift a tek -Sueton Zhugri Im gjysh me shaka thoshte: “I dinim ëndrrat