Një pikturë e rëndësishme e Piet Mondrian-it është ekspozuar për më shumë se 75 vjet me kokë poshtë në muze të ndryshëm në mbarë botën, duke filluar që nga MoMA në vitin 1945.
Këtë e zbuloi një historiane arti me rastin e një ekspozite në muzeun e Dusseldorf-it, i cili e ekspozon pikturën që prej vitit 1980.
Piktura “New York 1” u realizua në vitin 1941 me vija horizontale dhe vertikale të kuqe, të verdha dhe blu.
“Ndryshe nga një pikturë pothuajse ‘binjake’ me vaj e Mondrian-it, e ekspozuar në Qendrën Pompidou në Paris, imazhi me vija u rrotullua 180 gradë menjëherë pas vdekjes së piktorit në vitin 1944,” shpjegoi kuratorja Susanne Meyer -Buser, duke rekomanduar me forcë të mos kthehej në pozicionin origjinal të kohës kur, për shembull, ai ishte në studion e piktorit holandez: sepse duke e kthyer mbarë ajo do të rrezikonte të shpërbëhej.
Në mjedisin origjinal “New York 1″ duhet t’i kishte vijat më afër njëra-tjetrês në krye, ashtu si në një pikturë “binjake” në vaj me titull “New York” e cila ndodhet në Qendrën Pompidou në Paris.
“Denduria duhet të jetë lart, si një qiell i errët, “tha ekspertja: “Sapo ua tregova këtë kuratorëve të tjerë, të gjithë ranë dakord me mua.”
Përktheu: Arlinda Guma