ABC-Wislawa Szymborska
Unë tani nuk do të mundem kurrë ta zbuloj
Çfarë mendoi A. për mua.
Nëse B. arriti të më falte në fund.
Pse C. u shtir sikur gjithçka ishte në rregull.
Çfarë roli luajti D. në heshtjen e E.
Çfarë priste F., nëse kishte pritur ndonjë gjë.
Pse G. e harroi kur e dinte aq mirë.
Çfarë H. duhej të fshihte.
Çfarë I. donte të shtonte.
Nëse prania ime kishte kuptim
për J. dhe K. dhe pjesën tjetër të alfabetit.
Përktheu: Arlinda Guma
Skulptura: Chistopher M. Bednansk

Poezi nga Wisława Szymborska
Poezi nga Wisława Szymborska Unë e mbaj mend aq qartë – sesi njerëzit, kur më shihnin