Tinguj keqkuptimi-Sueton Zhugri

in Letërsi/Tharm by

Tinguj keqkuptimi-Sueton Zhugri

 

Nuk kam më trup,
aq më pak mendje.
I ke marrë me vete
në baulen tënde të stinëve
së bashku
me mbathjet me dantella,
makinën e rrojes,
kremin për sqetulla
dhe mllefin e rasteve.

Tingujt të thyhen në fyt
si shkopinj të tharë në diell.
Një qiell është bosh pa zërin tënd,
dhe cicërimat e zogjve krijojnë
flluska në kohë
si mbi asfaltin e korrikut vapa,
e ajri mungon përjetshëm
me dridhjet e tua që
nuk mbërrijnë në destinacion…

Si dy këmbana jemi
në vakumin
e ëndrrave tona
krejtësisht të parealizueshëm,
dy shurdhë që më kot bëjnë
shenja në hapësirë
me buzë e gishtërinj në një miljonë mënyra,
por që flasin
në gjuhë të ndryshme… memecësh.

27.11.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top