BRUNANBURH, 937 T.Z- JORGE LUIS BORGES
S’ke askënd në krah.
Mbrëmë vrava një burrë në betejë.
Qe trim e shtatëlartë, prej lozës së qëruar të Anlafit,
Shpata i përshkoi gjoksin, pak më të majtë.
U përpëlit përtokë dhe u bë
shujtë për korbat.
Më kot do ta presësh, o grua që s’të njoh.
Nuk do ta kthejnë anijet që shkasin
mbi ujët e verdhë.
Në orën e agut,
dora jote do ta kërkojë ndër ëndrra.
Është i ftohtë shtrati yt.
Mbrëmë vrava një burrë në Brunanburh.
Përktheu: Azem Qazimi
SHIU-Jorge Luis Borges
SHIU-Jorge Luis Borges Papritmas pasditja u përndrit pa masëNga shiu që bie me përpikëri.Bie apo ra.