Një nga letrat e fundit të Kafka-s për Milena-n

in Letërsi/Përkthim by

Franz Kafka

«Është pak a shumë kështu: Unë, kafsha e pyllit, isha atëherë në pyll, dergjesha diku, në një gropë gjithë llucë (llucë nga shkaku i pranisë sime, kuptohet); por, ja, të pashë në lirinë që ta jep e përjashtmja, si gjënë më të mrekullueshme që kam parë ndonjëherë, i harrova të gjitha, harrova vetveten dhe, gjithë ankth, është e vërtetë, u ngrita në këmbë në këtë liri të re (ndonëse të njohur), u afrova edhe më, erdha te ty që ishe aq e mire; sa u kruspullosa pranë teje, a thua kjo ishte një e drejta ime, vendosa fytyrën në duart e tua, isha aq i lumtur, aq krenar, aq i lirë, aq i fuqishëm, njëlloj si në shtëpinë time; veçse gjithmonë kështu: vërtet si në shtëpinë time, por tevona nuk isha veçse kafsha, nuk i përkisja veçse pyllit dhe, nëse jetoja këtu në ajër të lirë, kjo ishte thjesht merita jote; pa e ditur as vetë (sepse i kisha harruar të gjitha), e lexoja fatin në sytë e tu. Kjo s’mundi të zgjaste. Dihej mirë se, edhe pse më kaloje përsipër dorën dashamirëse, nuk kërkoje veçse veçoritë që lajmëronin pyllin, që dëftonin atë origjinë dhe atdheun tim të vërtetë. Erdhën fjalët e pashmangshme mbi «ankthin» që përsëriteshin po pashmangshmërisht, që më torturonin (edhe ty, por në një mënyrë të pafajshme) gjersa m’i bënin nervat tel, dhe isha i detyruar të shikoja çfarë plage e pistë, çfarë pengese, çfarë bezdie isha për ty… U kujtova kush isha, lexova në sytë e tu fundin e iluzionit, provova atë frikë të ëndrrave (frikë e cila, njëlloj sikur të ishte në shtëpinë e saj, të shoqëron aty ku s’ka të drejtë të jetë), e pata atë frikë prej vetë realitetit, dhe u detyrova të rikthehem në errësirë, nuk e duroja dot më diellin, isha i dëshpëruar, dhe, mu si një kafshë e hutuar, fillova të vrapoj gjersa më zihej fryma, teksa vazhdimisht mendoja: «Ah, sikur të mund ta rrëmbeja me vete!», apo mendimin tjetër: «A ka errësirë aty ku është ajo?». Ti më pyet si jetoj: «Ja, kështu jetoj!»

Përktheu: Balil Gjini

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top