Wislawa Szymborska
Të nderuar kritikë, meqenëse përdorni termin “humor absurd”, ju duhet të prezantoni edhe homologun e tij, “seriozitet absurd”. Mësoni të bëni dallimin midis seriozitetit të detyruar dhe atij primitiv, seriozitetit atij të shkujdesurit dhe atij të trekëmbëshit të varjes.
Ky konceptim shumë sensual do t’i shtyjë kritikët dhe gazetarët njësoj. A nuk kërkojmë, si në jetë ashtu edhe në art, seriozitet pa dallim? Seriozitet i pahirshëm? Seriozitet vezullues? Seriozitet i vrullshëm?
Do të lexoja me kënaqësi për “ndjenjën e tmerrshme të seriozitetit” të mendimtarit X, për “perlat e seriozitetit” të bardit Ys, për “seriozitetin fyes” të avantgardistit Z.
Një recensues apo një tjetër do të vendosë më në fund të mbajë shënim se “loja e dobët e dramaturgut N. N. shpengohet nga serioziteti i zjarrtë i finales së saj” ose se “në poezinë e W.S ndokush kap nota serioziteti të paqëllimshëm”. Dhe pse nuk kanë rubrika serioziteti revistat e humorit? Dhe për më tepër, pse kemi kaq shumë revista humori dhe kaq pak revista serioze? Hëm?Përktheu: Arlinda Guma
Mungesa-Wislawa Szymborska
Mungesa-Wislawa Szymborska Me pak ndryshime të vogla, dhe ime më mund të ishte martuar me Zbigniew