Urrejtja-Wislawa Szymborska
Shikojeni sa efikase është ende,
si e mban veten në formë
urrejtja në shekullit tonë.
Me sa lehtësi i kapërcen edhe pengesat më të larta.
Sa shpejt turret, si na përndjek.Nuk është si ndjenjat e tjera.
Më të vjetra e më të reja njëherësh.
E vetme i gjeneron shkaqet
që e lindin.
Nëse dremit, nuk është kurrë një gjumë i përjetshëm
Dhe pagjumësia nuk e dobëson forcën e saj; por e ushqen.Një fe apo një tjetër –
për sa kohë që gjunjëzohesh rrugës.
Një atdhe apo një tjetër –
për sa kohë që brof në nisje.
Edhe drejtësia funksionon mirë në fillim
derisa urrejtja të marrë vrullin e saj.
Urrejtja. Urrejtja.
Një grimcë ekstaze dashurore
ia deformon fytyrën.Oh, ato ndjenjat e tjera
të sëmura e të dobëta!
Qëkur vëllazërimi mund të mbështetet tek turmat?
E kur ndonjëherë dhembshuria ka mbërritur e para në finish?
Dyshimi, sa dëshirues tërheq pas vetes?
Vetëm urrejtja ka atë që duhet.E aftë, vigjilente, aq punëtore.
Duhet të përmend sa këngë ka kompozuar?
Sa faqe ka shkruar në librat e historisë?
Sa qilima njerëzorë ka shtruar
në sa sheshe, në sa stadiume?Le ta pranojmë: ajo di ta krijojë të bukurën
Një shkëlqim vezullues zjarri në qiellin e mesnatës
Bomba madhështore që shpërthejnë në agimet rozë.
Nuk mund ta mohoni pathosin frymëzues të rrënojave
dhe atë llojin e humorit të pavend
në të guximshmen kolonë që del nga mesi i tyre.
Është mjeshtre e kontrastit
midis zhurmës dhe qetësisë
midis gjakut të kuq dhe dëborës së bardhë.
Dhe mbi të gjitha, kurrë nuk lodhet
nga laitmotivi i saj – xhelati i zot
përmbi viktimën e përgjakur.Në çdo çast është gati për detyra të reja.
Nëse i duhet të presë, ajo do të presë.
E quajnë të verbër. Të verbër?
Ka shikimin e mprehtë të snajperes
dhe sheh vazhdimisht drejt së ardhmes
ashtu siç vetëm ajo di.
Përktheu: Arlinda Guma
Mungesa-Wislawa Szymborska
Mungesa-Wislawa Szymborska Me pak ndryshime të vogla, dhe ime më mund të ishte martuar me Zbigniew