Ti dhe unë-Herman Çuka

in Uncategorized by

Ti dhe unë-Herman Çuka


Ti je vetmia
e bukur e çmendinës sime,
e unë, si molla e verdhë jashtë
kubit të Magritte-s,
rënë nga pema e vjeshtës
në duart e tua,
ndihem se jam e kthjellët dhe e lirë në zgjedhjet e mia.

Je si thellësi e Detit të Zi, ku mban vdekjen time të pashpallur
mbi vet’ emrin, për të trembur demonët nga drita poshtë errësirës tënde,
rreng ky i kushtueshëm
që të mos i afrohen perlës.

E ti shok i erës fshin gjurmët e aromat e mia larg nuhatjes së agonisë,
më nxjerr në breg të një lëndine
me blu jaseminë,
ku këndojnë trishtilë të butë
e murgj të bardhë
shkruajnë përherë
një baladë të lashtë
për dashurinë,
mbi fijet e holla të barit.

Prandaj është aq e vështirë
të gjendet gjeth’ i katërt i tërfilit
pa përkulur brishtësinë,

kur e gjeta pa e shkelur,
bota anakronike qeshte
në marrëzinë time!

E ti për këtë më thua:
“je kaq e bukur,
se je grua,
Zoti vetë kur të krijoi pat qenë
i çmendur,
prandaj iu përvodh syrit të njeriut.”

Vetmia në heshtjen time larg
kallpit të turmës është
vend i shenjtë,
ku luten të çmendurit e urtë.

Aty je ti, jam unë, jemi ne të dy dhe gjethi i tërfilit!…

© 2015

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Uncategorized

Françeska-Ezra Pound

Françeska-Ezra Pound   Ti erdhe prej natës ku ishe kredhurDhe në duar
Go to Top