Buzëkuqjes para pasqyrës-Sueton Zhugri
Kam blerë një qen që qan përvajshëm
Imiton shiun dhe thonjtë lëpin
Kam blerë një qen si të blija një pasqyrë
Atje shoh shpirtin tim tek përvidhet
Me sytë e mi mavi…Nuk di nëse
unë e gjeta atë
apo ai më bleu mua…Kam blerë një qen
(!)
një qen që lëpihet si unë
buzëve të tua menjëherë pas buzëkuqit
Kam blerë një qen…
dhe kur dhashë paratë…
: nuk e dija
sa do më
kushtonte qimja.

Pritja për barbarët-Kostandin Kavafi
Pritja për barbarët-Kostandin Kavafi Çfarë po presim në shesh apo kemi dalë