STILI-Charles Bukowski

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

STILI-Charles Bukowski

 

Stili është përgjigjia e gjithçkaje
Një mënyrë e re për t’iu afruar një të mërzitshmeje
Dhe të rrezikshme ditë.
Të bësh një gjë të mërzitshme me stil është më e parapëlqyer
Se të bësh një gjë të rrezikshme pa të.
Të bësh një gjë të rrezikshme me stil është ajo që unë quaj art.
Ndeshja me dema mund të jetë art
Boksi mund të jetë art
Dashuria mund të jetë art
Të hapësh një kuti me sardele mund të jetë art.
Jo shumë kanë stil
Jo shumë mund ta mbajnë stilin.
Kam parë qen me më shumë stil se njerëzit
Megjithëse jo shumë qen kanë stil
Macet kanë me bollëk.
Kur Hemingway hodhi trutë në erë me një pushkë
Ai ishte stil
Ose ndonjëherë njerëzit të japin stil.
Zhan d’Arka kishte stil
Gjon Pagëzori
Jezu Krishti
Sokrati
Çezari
Garcia Lorka
Kam njohur njerëz në burg me stil
Kam njohur më shumë njerëz në burg me stil
Sesa njerëz me stil jashtë tij.
Stili është diferenca, një mënyrë e të bërit, një mënyrë e të kryerit diçka.
Gjashtë lejlekë duke qëndruar qetësisht mbi një pishinë të mbushur me ujë
Ose ti, duke dalë nga banja pa më parë mua.

 

Përktheu: Brajan Sukaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top