Shtëpia e një njeriu të madh-Wislawa Szymborska

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Shtëpia e një njeriu të madh-Wislawa Szymborska

 

Ishte shkruar në mermer me shkronja të arta:
këtu jetoi, punoi dhe vdiq një njeri i madh.
Këto rrugina i ka shtruar vetë ai.
Këtë stol – mos e prek – ai vetë e gdhendi nga guri.
Dhe – kujdes, tre hapa – po hyjmë brenda.

Ai e ndërtoi mu në kohën e duhur.
Gjithçka që duhej të kalonte, kalonte nëpër këtë shtëpi.
Jo në një kodër të lartë,
jo në metra katrorë, e mobiluar e megjithatë bosh,
midis fqinjëve të panjohur,
në katin e pesëmbëdhjetë,
atje ku është e vështirë të tërheqësh ekskursionet shkollore.

Në këtë dhomë ai meditonte,
në këtë dhomë flinte,
dhe mu këtu argëtonte mysafirët.
Portrete, një kolltuk, një tavolinë, një cingarishte, një glob, një flaut,
një qilim i ronitur, një dhomë me diell.
Prej këtu ai shkëmbente shenja me kokë me rrobaqepësinë e tij
dhe
me këpucarin
të cilit i jepte porosi.

Kjo nuk është e njëjtë me fotografitë në kuti, stilolapsa të tharë në një filxhan plastik,
një gardërobë e blerë në një dyqan mobiljesh,
një dritare, nga e cila mund të shohësh më mirë retë
sesa njerëzit.

I lumtur? I palumtur?
Kjo nuk është e rëndësishme tashmë.
Ai ende i linte në mirëbesim letrat e tij,
pa menduar se ato do të hapeshin
në atë mënyrë.

Ai ende mbante një ditar të hollësishëm dhe të ndershëm,
pa frikën se do ta humbiste
gjatë një kërkimi.
Kalimi i një komete e shqetësoi mjaft.
Shkatërrimi i botës ishte vetëm në duart e Zotit.

E megjithatë ai ia doli të mos vdiste në spital,
pas një ekrani të bardhë, kush e di se pas cilit.
Ende ishte dikush me të, që i mbante mend fjalët që mërmëriti.

Ai mori pjesë në jetë
sikur të ishte i ripërdorshëm:
i dërgonte librat e tij për t’u lidhur;
nuk u vinte kryq mbiemrave të të vdekurve në librin e adresave.
Dhe pemët që kishte mbjellë në kopshtin pas shtëpisë
u rritën për të si Juglans regia
Quercus rubra
Ulmus dhe Larix
dhe Fraxinus excelsior.

Përktheu: Arlinda Guma

Skulptura: Yoan Capote

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top