E shëmtuar-Warsan Shire
Vajza jote është e shëmtuar.
Ajo e njeh nga afër humbjen,
mbart qytete të tëra në bark.
Fëmijë, të afërmit nuk e përkëdhelnin.
Ajo ishte çarë në ashkla druri dhe uji deti. Ata thoshin se ajo u kujtonte luftën.Në ditëlindjen e saj të pesëmbëdhjetë, ti e mësove t’i lidhte flokët si litar
dhe të tymoste mbi temjanin që digjej.Ti e detyrove të bëjë gargarë me ujë trëndafili
dhe ndërsa ajo kollitej, i the se vajzat makaanto si ty nuk duhet të mbajnë erë vetmie apo zbrazëtie.
Ti je nëna e saj.
Pse nuk e paralajmërove,
ta mbaje si një varkë të kalbur
dhe t’i thoshe se burrat nuk do ta duan
nëse ajo është e mbuluar me kontinente, nëse dhëmbët e saj janë koloni të vogla,
nëse stomaku i saj është një ishull
nëse kofshët e saj janë kufij?
E kush është ai burrë që do të shtrihet
dhe të shikojë botën të digjet
në dhomën e tij të gjumit?
Fytyra e vajzës tënde është një trazirë e vogël,
duart e saj janë një luftë civile,
një kamp refugjatësh pas secilit vesh,
një trup i mbushur me gjëra të shëmtuarapor Zot,
a e ka veshur mirë botën?
Përktheu: Arlinda Guma
Çfarë bënë ata dje pasdite-Warsan Shire
Çfarë bënë ata dje pasdite-Warsan Shire ata i vunë zjarrin shtëpisë së hallës sime unë qava