Shtëpia e huaj-Janis Ricos

in Letërsi/Përkthim by

Shtëpia e huaj-Janis Ricos

Ndryshkur porta e hekurt e kopshtit. Bimët kacavjerrëse
e kanë mbytur gjer sipër.
Të zotët mungojnë prej vitesh, ndoshta dhe kanë vdekur.
Ai ka ditë tashmë që i vërtitet kësaj shtëpie sikur kërkon të zbulojë ndonjë të fshehtë, sikur dëshiron të hyjë e të hetojë në brendësi.
Një mbrëmje i ra me ngulm dorezës së bronxtë.
Statuja në hyrje i hapi portën.
Hyri.
Ngjiti shkallën e mesit. Asgjë. Perdet vareshin tërhequr nga duart e hijeve.
Pasqyrat pasqyronin vagullt heshtjen e orendive dhe pianos.
Një kundërmim i vdekur pluhuri dhe druri të brejtur,
si dhe dyshimesh të fshehta.
Në tryezën me mbulesë dantelle një kafaz me dy kanarina pa jetë. Askush.
Me vështirësi hap një dritare për të soditur detin.
Deti në një vjollcë të praruar muzgu. Një sandall kridhet përhumbshëm në pambarim. Dhe befas ndjeu pas vetes statujën e hyrjes tek rrinte pa lëvizur,
duke tymosur një puro të madhe nga të pronarit të vdekur.

Përktheu: Romeo Çollaku

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top