Atdheu-Janis Ricos
Të vrarët i lanë në fushë
me kuajt dhe qenin e zi. Flamurët i kishin fshehur në shpellat shekullore.
Ajo ç’quajtëm atdhe ishte gjinkallë, ullinj, puse, landra,
dy lopë të zeza që ëndërrojnë poshtë plepave
dhe një mermer i thyer në mes të bahçes së verdhë,
ku një zog rri mbi njërën këmbë duke ajgëtuar tej,
më tej harresës dhe kujtimit.
Kështu me pak baltë, dy kokrra misër dhe një karafil
nënat plaka u sajuan nga një nuskë
dhe i përcollën në heshtje.
Përgjithnatë i ndiqte pas me blegërima delja mbarsë.
Përktheu: Romeo Çollaku
Asnjë teori estetike nuk ka për të na mësuar sesi krijohet poezia-Janis Ricos
Janis Ricos Ndërsa gjuha e shkencës është analitike, gjuha e poezisë është sintetike, shprehëse. Në këtë