LORKA QAU PARA PUSHKATIMIT-Petraq Risto
Spanja ngulte thonjtë në duar: zjarrin e gjakut lotët s’e shuajnë.
Qau, si fëmijë qau, me zë qau.
Bajonetat: brirët e demit të zi që Injacion vrau.
Qau. Ushtarët fshinin faqet e nxehta te kondaku.
Lorka kish njëmijë fëmijë me njëmijë nëna prej brumi qiellor. Qau.
Hëna lart – peng. Do të vrasim Hënën, apo mishin tënd të zjarrtë..
Jo Hënën, jo Hënën, Vrasës!
Shkrepin armët, s’qëllojnë me plumba, po me shegë të çarë.
Shegët buzë Guadalkivirit: u thanë.
Pushkatuesit shihnin lotët tek bëheshin sy
Poeti: njeri me njëmijë sy?…Qau. Ushtarë, hiqini gishtat nga këmbëzat
këmbëzat bëjini vegje për lotët,
të shëtisni nesër me lotët e Lorkës….Qershor, 2008

Rekuiem i gruas prej letre-Petraq Risto
Rekuiem i gruas prej letre-Petraq Risto Kur të jesh vetëm me një grua prej letre