Harrim-Janis Ricos

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Harrim-Janis Ricos

 

Shtëpia me shkallën e drunjtë dhe portokajtë
kundruall malit të kaltër.

Nëpër dhoma
sillen butë rrethinat.

Në dy pasqyrat
pasqyrohet cijatja e zogjve.

Vetëm
në mes të dhomës së gjumit janë braktisur
dy pantofla pleqsh.

Kështu
me t’u ngrysur, të vdekurit kthehen në shtëpi
për të marrë ndonjë plaçkë të tyre që e patën harruar,
një shami, një jelek, një këmishë, dy çorape
dhe, ndoshta nga humbja e kujtesës a pakujdesia,
marrin me vete dhe diçka tonën.

Të nesërmen
postieri kalon para portës sonë pa u ndalur.

 

Përktheu: Romeo Çollaku 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top