PSE NUK SHKRUANI ROMANE?-JORGE LUIS BORGES

in Letërsi by

Jorge Luis Borges

Profesor, poezitë dhe tregimet tuaja janë shumë të njohur në botë, por më duket se ju nuk keni shkruar asnjë roman. Nëse kjo është e vërtetë, doja t’ju pyesja nëse ka ndonjë arsye specifike për
këtë.

Unë mendoj se ka dy arsye specifike: njëra, dembelia ime e pakorrigjueshme; dhe tjetra, fakti që, duke mos pasur shumë besim tek vetja, më pëlqen ta kontrolloj shumë atë që shkruaj dhe, pa dyshim, është më e lehtë të kontrollosh një tregim, nga që është i shkurtër, se sa të kontrollosh një roman.
Dmth, romanin dikush e shkruan pa ndërprerje, në vazhdimësi, pastaj kjo vazhdimësi organizohet në mendjen e lexuesit apo në mendjen e autorit, përkundrazi, dikush tjetër mund të kontrollojë një tregim gati me të njëjtën saktësi me të cilën mund të korrigjojë një sonete: dikush mund ta shikojë si një të tërë.
Përkundrazi, romani shikohet si një i tërë kur dikush ka harruar shumë detaje, kur ky ka qenë duke u organizuar si vepër e kujtesës apo edhe e harresës. Veç kësaj, besoj se ka shkrimtarë – dhe këtu kam parasysh dy emra, sigurisht të pashmangshëm: Rudyard Kipling dhe Henry James – që kanë mundur ta ngarkojnë një tregim me gjithçka që mund të përmbajë një roman.
Dmth, besoj se tregimet e fundit që shkroi Kiplingu janë aq të plotë sa edhe shumë romane dhe, megjithëse unë e kam lexuar e rilexuar dhe do të vazhdoj ta lexoj romanin e tij Kim, besoj se disa nga tregimet e fundit të Kiplingut, për shembull:”Dayspring Mishandled“, ose ndoshta “Unprofessional” apo “The gardener”, janë aq të mbushur me humanizëm, me natyra të ndërlikuara njerëzore, sa edhe një roman si Kim apo shumë romane të tjerë. Kështu që, nuk ma merr mendja se do të shkruaj ndonjë roman. Edhe pse e di mirë se kjo është koha për kërkuar romane nga shkrimtarët.
Përherë më pyesin se kur do ta shkruaj një roman, por më ngushëllon mendimi se ndonjëherë do t’i pyesin shkrimtarët: “Po ju, kur do të shkruani një epope?”, apo “Kur do të shkruani një dramë me pesë akte?”, dhe tani për tani kjo pyetje nuk bëhet.
Gjithashtu, besoj se tregimi është një gjini më e lashtë se romani dhe ndoshta mund të jetojë më gjatë se romani.
Por këtu kuptoj se po përsëris atë që ka thënë një autor tjetër i preferuar nga unë: Wells, dhe, duke sjellë ndër mend Wells-in, do të thosha për të atë që mund të them për Henry James-in: Besoj se tregimet e tij janë shumë të pasura dhe qëndrojnë shumë më lartë se romanet e tij.

Përktheu: Bajram Karabolli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top