Rri sonte te unë-Frederik Rreshpja
Hëna mbi lumë vizaton
Një urë për ëndrrat e yjeve.
Reja gri si mall i harruar
Vë kryet mbi duart e pyjeve.
Ti erdhe nëpër udhën e hënës,
Çeli gonxhe edhe pragu i portës.
Rri sonte tek unë
Sa të bëhen trëndafilat e drurëve të vdekur.

Vdekja e Lorës-Frederik Rreshpja
Vdekja e Lorës -Frederik Rreshpja Rri në muzg sikur të janë rrëzuar kohërat përsipër,gati për përjetësi.