Kujtim Drishti
Studimet Albanologjike u mbyllën me vendim të Këshillit të Ministrave joalbanologë.
A u mbyll Albanologjia?
Me sa duket në Shqipëri: Po.
Por në vendet e tjera Gjermani, Angli, Francë, Poloni – jo.
A mund ta themi këtë gjë edhe për SHBA-në?
Duhet thënë se nëse ka një vend në botë që u lejon qytetarëve të tij të ngrenë flamurin e kombit të origjinës së tyre në festa zyrtare dhe manifestime, nëse ka njĕ vend që inkurajon traditat e origjinës kombëtare ndryshe nga bota europiane, ky është ai që ne e quajmë Amerika. Po, por ndryshe nga bota europiane flamuri amerikan jo vetëm që mbizotëron mbi flamujt kombëtarë të popujve që përbëjnê Amerikën, por është në Amerikë njëqind herë më i dukshëm se ç’mund të duken flamujt e popujve europianë në vendet e tyre. Asnjëri nuk do ta dijë në Amerikë se nga je kur vjen puna për të tê futur nê punë. Kjo ka bërë që Amerika ta konsiderojë veten jo si një shtet i mbështetur në një Komb, por në shumë kombe.
Ndërsa Europa ështĕ e përbërë nga shtete kombe.
A ka mundësi qê Amerika tê ketë influencuar nê vendimin e Kêshillit të Ministrave joalbanologë pêr mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike?
Duke ndjekur trajektoren ideologjike të Edi Ramës me të famshmin “Ballkan të Hapur” , të mbêshtetur fort nga Amerika, ne nuk do të habiteshim po t’i jepnim përgjigje pozitive pyetjes së siperme.
Amerika kërkon një demokratizim të jetës së Ballkanit me mekanizmin e shkëmbimeve tregëtare. Me këtë mendim shkoi Amerika edhe për Rusinĕ. Zhvillimi i kapitalizmit në Rusi do të sillte automatikisht shoqërinë demokratike.
Amerika bëri njê qark tê shkurtër sepse mendoi se ” Kapital” është vetëm Paraja. Dhe nënvlerêsoi Kapitalin Kulturor dhe Shpirtëror të popullit rus, ku violenca është emërues i përbashket, ashtu siç është qetësia dhe dinakëria te kinezët.
Amerika mbështetet më shumë në Raportin e Forcave Materiale se në raportin e Forcave Shpirtërore.
Por ja që ishte Raporti i Forcave Shpirtërore në Rusi ai që shpërtheu Luftën nê Ukrainë.
Ndërkombëtarizimi (globalizimi i botës) ka hyrë në një zhvillim kontradiktor. Nê njërën anë bashkohen Kapitalet, në anën tjetër psiqika e popujve nuk e ndjek këtë bashkim, por përkundrazi është e aftë të nisë edhe luftra duke u bazuar tek interesi kombëtar – jondërkombëtar.
Kêtu jemi!
Si ka mundesi që të mbyllet Akademia e Studimeve Albanologjike?
A është ky një sinjal i koduar se Albanologjia nuk ekziston?
A do të thotë kjo se Albanologjia është një fushë e kërkimit ku nuk ka më asgjë të re për të thënë? Se shkenca ka vdekur?
Apo është thjesht mentaliteti i menazhimit të ndërmarrjes që deklaron se kjo fushe nuk i sjell asnjë fitim shtetit. (vini re se këtu nuk flitet sigurisht pêr komb por për ndêrmarrje, sepse jemi në globalizimin e kapitaleve.)
Këtu dalin me dhjetra e qindra pyetje, të cilat do të kenë një karakter domosdoshmërisht spekulativ.
Këto pyetje dalin vetëm për një fakt. Për fakt të mungesës së TRANSPARENCËS.
Kemi ardhur në një kohë ku mund tê themi se edhe Enver Hoxha ishte më transparent se Edi Rama.
Ai pranonte faktin e diktaturës. Kjo ishte transparente.
Ndersa Edi Rama pranon mungesën e transparencës.