Panairi i mrekullive-Wislawa Szymborska
Një mrekulli e zakonshme:
në thellësinë e natës
lehja e qenve të padukshëm.Një mrekulli nga të shumtat:
një re e vogël e ajërt
ndonjëherë mund të bllokojë një hënë të madhe e të rëndë.Ca mrekulli në një:
një pemë verri* që pasqyrohet në ujë,
që është drejtuar së prapthi, nga e majta në të djathtë
e që rritet atje, me kurorën përmbys
dhe që asnjëherë nuk e çik fundin,
edhe pse është cekëtinë.Një mrekulli e përditshme:
erërat e dobëta që forcohen
duke u shndërruar vrulltaz në stuhi.E para ndër mrekullitë e barabarta:
lopët mbeten lopë.E dyta nga asnjëra:
vetëm këtë pemishte
vetëm nga ajo farë.Një mrekulli pa pelerinë dhe pa cilindër:
shpërndan pëllumba të bardhë.Një mrekulli, e çfarë tjetër mund ta quani: sot dielli lindi në tre e katërmbëdhjetë minuta
dhe do të perëndojë në tetë e një minutë.Një mrekulli, më pak befasuese sesa duhet të jetë:
edhe pse dora ka më pak se gjashtë gishta, ka megjithatë më shumë se katër.Një mrekulli, thjesht hidhni një sy përreth: bota është kudo.
Një mrekulli e shtuar, meqënëse gjithçka është e shtuar:
e pamendueshmja
është e mendueshme.
Përktheu: Arlinda Guma
Foto: ©faresmicuephotography
_________
* VERR – Dru i ulët me lëvore të lëmuar ngjyrë hiri, me gjethe vezake e të dhëmbëzuara, dhe me lëndë të fortë që rritet buzë lumenjve e në vende me lagështirë dhe që përdoret zakonisht në ndërtim. Verri i bardhë. Verri i zi. Dru verri. Gjethe verri. Pyll me verra.
Mungesa-Wislawa Szymborska
Mungesa-Wislawa Szymborska Me pak ndryshime të vogla, dhe ime më mund të ishte martuar me Zbigniew