ÇFARË ËSHTË DASHURIA-Menelaos Ludermis

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Menelaos Ludermis

Kur dikush ka uri, e di mirë pasi i thërret stomaku. Po të kesh ftohtë, gjithashtu. Por nëse dashuron, si do ta kuptosh përse dashuron? Çfarë është dashuria?
Dikush u përpoq të thotë diçka, por preferoi të heshtte. Tha se ishte njësoj si flaka, por është… tha një tjetër, si freskia, një zë i tretë tha se ishte si triumfi. Përfundimisht çfarë është dashuria? Po sikur… përsëri… dashuria është ajo që i thonë dashuri… Por a na kënaq kjo përgjigje?
Ja, mendo të vëmë një perëndim dielli, një varkë që tretet aty. Sa bukur! Por, po nuk e pa kush, a është bukuri?
Një zog që cicëron i vetëm në pyll… Po nuk e dëgjoi kush cicërimën? A do të ishte e ëmbël kënga e zogut të vetmuar, sikur të mos kishte pas gjetheve një tjetër zog për ta dëgjuar?
Dhe kështu dolën të mençurit të thonë diçka më tepër dhe e dreqosën më keq. Sa për dashurinë… ah, foshnjat dinë më tepër.
Një lule tha… ‘Dashuria? Jam unë”. Është për t’u çmendur me këto lloj idesh. Një ”persian” do të shprehej”një hiç’.
Një varkëtar do të ulë lopatat dhe do të fshijë varkën. Sigurisht që nuk do të dijë ç’të thotë. Mund të jetë edhe kjo dashuri.
Por është… kush mund t’ia shpjegojë?
Deri atëherë sa e ke brenda teje, nuk është nevoja ta thuash, pasi ajo jeton me ty dhe ti je i qetë.
Të djeg… të përvëlon… Ti e shikon. Dhe në vend që të qash, e tret në këngë.
Je i dehur, edhe pse nuk ke pirë asnjë pikë!
Duhet të gërmosh brenda vetes një gropë të thellë dhe ta mbyllësh aty atë ”gjënë’, çfarëdo që të jetë.
Mos ia thuaj askujt. Lëre të të djegë. Do ta kuptosh se e humbet mendjen pak nga pak, sikur të jetë sëmundje, pa ia ditur emrin.
Do kuptosh vetëm që është një sëmundje, që të bën të bukur. Zbukurohesh dhe vdes…
Dhe kur kujton se po vdes… sëmundja ka mbaruar. Do jesh i gjallë, por edhe i shëmtuar.
Do jesh shëmtuar keq.
Me të vërtetë… kjo është dashuria?
Kush dashuron, nuk mund ta thotë. Dhe kush nuk dashuron, nuk mund ta dijë…

_________

Fragment nga: ”Një fëmijë që numëron yjet’Menelaos Ludermis.

Përktheu: Nilda Baxha

Foto © ► Oskar Poss 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top