Ç’FATKEQËSI, PO TË ISHIM TË PAVDEKSHËM/Bisedë midis Borges-it dhe Rulfo-s
PËR VDEKJEN DHE PAVDEKËSINË Në 1973, Horhe Luis Borhes (Jorge Luis Borges) vizitoi qytetin e Meksikos. Shkrimtari argjentinas pati atje edhe një takim të shkurtër me presidentin e Meksikës, Luis Eçeveria (Luis Echeverría). Disa muaj më pas, gazetari kolumbian Migel Kantero (Miguel Cantero) e pyet Borgesin për përshtypjet e këtij takimi dhe ai iu përgjigj: «Kurrë… … Keep Reading
Atdheu-Janis Ricos
Atdheu-Janis Ricos Të vrarët i lanë në fushë me kuajt dhe qenin e zi. Flamurët i kishin fshehur në shpellat shekullore. Ajo ç’quajtëm atdhe ishte gjinkallë, ullinj, puse, landra, dy lopë të zeza që ëndërrojnë poshtë plepave dhe një mermer i thyer në mes të bahçes së verdhë, ku një zog rri mbi njërën… … Keep Reading
LORKA QAU PARA PUSHKATIMIT-Petraq Risto
LORKA QAU PARA PUSHKATIMIT-Petraq Risto Spanja ngulte thonjtë në duar: zjarrin e gjakut lotët s’e shuajnë. Qau, si fëmijë qau, me zë qau. Bajonetat: brirët e demit të zi që Injacion vrau. Qau. Ushtarët fshinin faqet e nxehta te kondaku. Lorka kish njëmijë fëmijë me njëmijë nëna prej brumi qiellor. Qau. Hëna lart –… … Keep Reading
Një dokumentar kushtuar shkrimtarit John Fante/Giovanna di Lello
Këtu mund të ndiqni një dokumentar kushtuar shkrimtarit amerikan, John Fante, realizuar nga Giovanna di Lello, viti 2003. Flasin të afërm, studiues e miq të tij. Sa qe gjallë ai nuk mori atë që meritonte, pak prej kushteve historike në të cilat jetoi e pak prej origjinës së tij italiane dhe besimit katolik, që nuk… … Keep Reading
Mbi rrëgjimin e dashurisë-Bertolt Brecht
Mbi rrëgjimin e dashurisë-Bertolt Brecht Nënat tuaja lindnin me dhimbje, por gratë tuaja Ngjizin me dhimbje. Akti i dashurisë Nuk do të përparojë më tej. Ndërzimi sërish do të ndodhë, por Përqafimi do të jetë përqafim prej mundësish. Gratë I ngrenë krahët në pozicion mbrojtës ndërkohë Që mbahen prej atyre që i kanë. Mjelësja… … Keep Reading
E rishkrova faqen e fundit të “Lamtumirë Armë” tridhjetë e nëntë herë derisa m’u duk mirë/Një intervistë e shkrimtarit Ernest Hemingway
Çfarë dreq shkrimtari duhej të isha, kur tregimi im i parë ishte po aq i mirë saç shpresoja… Përktheu: Arlinda Guma A ju japin kënaqësi orët që kaloni duke shkruar? ERNEST HEMINGWAY: Shumë. Mund të më thoni diçka nga ky proces? Kur punoni? A i përmbaheni një orari të rreptë? HEMINGWAY: Kur jam… … Keep Reading
Lulediej-Janis Ricos
Lulediej-Janis Ricos Lulediej të mëdhenj dhe verbues mes nje kopshti të shkretë. Një mijë sytë e mesditës, të verdhë. Shndritje e verdhë, zbrazëti e verdhë e verës, që përzhit gurë, misra trupa. Poezia, verbuar nga gjithë ky shkëlqim, kërkon një hije, sajon njê hije, bëhet më dritë se ç’qe. Përktheu: Romeo Çollaku … Keep Reading
ERA NË ISHULL-PABLO NERUDA
ERA NË ISHULL-PABLO NERUDA Era është si një kalë: dëgjoje si vrapon nëpër det, nëpër qiell. Kërkon të më marrë: dëgjoje si bredh nëpër botë e larg kërkon të më çojë. Më fshih në gjirin tënd, vetëm këtë natë, kur shiu dërrmon mbi det dhe mbi tokë gojët e veta të panumërta. A e… … Keep Reading
Isabelle Allende për pandeminë, letërsinë dhe fundin e rendit patriarkal
Pabarazia, ky është realiteti, mënyra se si disa njerëz e kalojnë këtë periudhë izolimi në një jaht në Karaibe, dhe të tjerët përfundojnë të uritur Intervistoi Leila Macor, për AFP Leila Macor: Si e ka ndryshuar pandemia rutinën tuaj? Isabelle Allende: Pandemia, izolimi, frika nga virusi dhe të gjitha protestat që kanë ndodhur i kanë… … Keep Reading
KUAJT-PABLO NERUDA
KUAJT-PABLO NERUDA Që nga dritarja i pashë kuajt. Ishte në Berlin, në dimër. Drita ishte pa dritë, qielli pa qiell. Ajri i bardhë si një bukë e freskët. Dhe nga dritarja ime një cirk i shkretë, kafshuar nga dhëmbët e dimrit. Prej mjegullës dolën papritur dhjetë kuaj që një njeri i ngiste. Duke dalë,… … Keep Reading