Ky shi sonte-Frederik Rreshpja
Qerrja e shiut mbjell pellgje nëpër natë
Dhe ikën pyjeve me vërtik.
Qerrtari i zi nëpër kodra
I bie vjeshtës me kamxhik.
Tërë verës portretet tona vareshin nëpër gjeth’,
Edhe zëri im varej.
Tani bromuri i argjendtë i diellit
Tretet në shi i zbardhur.
Lëkundet qerrja e pikëlluar e shiut
Tek lumi me brigjet e zhveshta,
Dhe rrodhën tek varreza e detit
Gjethet që harroi vjeshta.
Qerrtari i zi nëpër kodra
Përzë vjeshtën pamëshirë.
Po vjen Perandoria e ftohtë e dimrit.
Oh! Sa do ngrijmë, zemra ime!

Vdekja e Lorës-Frederik Rreshpja
Vdekja e Lorës -Frederik Rreshpja Rri në muzg sikur të janë rrëzuar kohërat përsipër,gati për përjetësi.